LAJMI I FUNDIT:

Von Cramon me mesazh urimi: Deklarata e Pavarësisë së Kosovës testament i përpjekjeve të palodhshme të presidentit Rugova

Von Cramon me mesazh urimi: Deklarata e Pavarësisë së Kosovës testament i përpjekjeve të palodhshme të presidentit Rugova

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka uruar qytetarët e Kosovës në 16-vjetorin e Pavarësisë, gjersa thekson se vizioni i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova për një Kosovë demokratike, gjithëpërfshirëse dhe multietnike hodhi themelet e shtetit.

Von Cramon përmes një video të postuar në X thekson se në këtë ditë duhet të festohet jo vetëm suksesi që Kosova ka arritur deri tash, por edhe qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e njerëzve të saj.


“…Më 17 shkurt, unë kujtoj edhe presidentin Rugova dhe vizionin e tij prej lidershipi… Deklarata e Pavarësisë së Kosovës më 2008 është testament i përpjekjeve të palodhshme të Rugovës.  Vizioni i tij për një Kosovë demokratike, gjithëpërfshirëse dhe multietnike, ku të gjithë qytetarët jetojnë të lirshëm nga frika dhe diskriminimi, hodhi themelet për shtetin që e festojmë sot”, u shpreh raportuesja për Kosovën.

Viola von Cramon përmendi edhe Planin e Ahtissarit dhe çështjen e të drejtave të komuniteteve.

Ajo i bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që të tregojnë më shumë vetëpërmbajtje, mirëkuptim dhe dhembshuri kur bëhet fjalë për personat që ndihen të përjashtuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori