LAJMI I FUNDIT:

Raportohet se kompania prodhuese e çipave Arm do të prodhojë edhe gjysmëpërçuesin e vet

Raportohet se kompania prodhuese e çipave Arm do të prodhojë edhe gjysmëpërçuesin e vet

Prodhuesi britanik i çipave Arm Ltd po i ndërton gjysmëpërçuesin e tij për të shfaqur aftësitë e produkteve të tij, pasi kërkon të tërheqë klientë të rinj pas Ofertës Fillestare Publike (IPO) më vonë këtë vit, raportoi të dielën Financial Times.

Arm do të bashkohet me partnerët e prodhimit për të zhvilluar gjysmëpërçuesin e ri, raportoi FT, duke cituar njerëz të informuar për veprimin, duke shtuar se kompania ka ndërtuar një ekip të ri që do të udhëheqë zhvillimin e këtyre çipave prototip për telefona, laptopë. dhe pajisje të tjera elektronike.


Çipi më i ri i kompanisë së mbështetur nga SoftBank Group Corp, mbi të cilin filloi punën në gjashtë muajt e fundit, është “më i avancuar” se kurrë më parë, tha FT, duke cituar drejtuesit e industrisë, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Projektuesi i çipit nuk ka plane mbi shitjen ose licencimin e këtij produkti, dhe është duke punuar vetëm mbi një prototip të tij

Arm është një furnizues kryesor për shumë kompani të çipeve, veçanërisht për ata të telefonave, dhe ka partneritete me prodhuesit kryesorë të çipave me kontratë.

Në fillim të këtij muaji, Intel Corp tha se do të punojë me Arm për të siguruar që çipat e telefonave, dhe produkteve të tjera që përdorin teknologjinë e Arm-it të mund të prodhohen në fabrikat e Intel. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Google planifikon një investim prej 3 miliardë dollarësh në Qendrën e të Dhënave në Indiana, Virxhinia

Google planifikon një investim prej 3 miliardë dollarësh në Qendrën e të Dhënave në Indiana, Virxhinia

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Teknologji
Kalo në kategori