eksperti-banner

Sipas deklaratës së anëtarit të familjes dhënë policisë, personi i raportuar si i zhdukur, më 4 shkurt rreth orës 11:00 kishte dalë nga shtëpia e tij në drejtim të panjohur.

“I gjatë rreth 170 centimetra, peshë rreth 90 kilogramë, flokë të thinjura, sy të gjelbër. Të veshur kishte xhaketë lëkure ngjyrë të zezë, pantallona xhins ngjyrë të kaltër dhe këpucë ngjyrë të zezë”, njofton Policia e Kosovës, e cila apelon tek të gjithë qytetarët që për çdo informacion që ka të bëjë me personin e raportuar si të zhdukur, ta informoni policinë përmes numrave kontaktues: 192, 028 532 585, 028 532 366. /Telegrafi/