LAJMI I FUNDIT:

Raporti ukrainas për situatën në terren: Fokusi rus është në katër qytete

Raporti ukrainas për situatën në terren: Fokusi rus është në katër qytete

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi se pushtuesit rusë vazhdojnë të përqendrojnë përpjekjet e tyre kryesore në zonat e Lyman, Bakhmut, Avdivka dhe Marina dhe gjatë ditës së kaluar, më 8 korrik, aty u zhvilluan më shumë se 30 përleshje luftarake.

Shtabi deklaroi se rusët kryen një tjetër sulm raketor dhe ajror në territorin e Ukrainës, duke përdorur raketa kundërajrore nga sistemi i mbrojtjes ajrore S-300 dhe dronët iranianë Shahed, transmeton Telegrafi.


Forcat mbrojtëse të Ukrainës shkatërruan pesë prej tyre. Raportohet se disa dronë goditën objektet industriale dhe infrastrukturën civile në rajonet Dnipropetrovsk dhe Kirovohrad.

Një grumbull njerëzish dolën në Lviv për të pritur Zelenskyn dhe pesë komandantët e Azovit
Lexo po ashtu Një grumbull njerëzish dolën në Lviv për të pritur Zelenskyn dhe pesë komandantët e Azovit

“Armiku kreu 52 sulme ajrore dhe gjithashtu kreu rreth 60 sulme me sisteme raketash salvo. Në granatimin e Lyman nga ushtria ruse, tetë civilë u vranë dhe 13 u plagosën”, njoftoi Shtabi i Forcave të Armatosura.

Gjatë ditës së kaluar, Forcat Ajrore kanë kryer shtatë sulme në zonat ku është përqendruar personeli armik. Gjithashtu, Forcat e Armatosura asgjësuan 10 dronë zbulues të nivelit operativo-taktik.

“Forcat raketore dhe njësitë e artilerisë goditën 11 armë artilerie, një depo municioni, tre mjete të mbrojtjes kundërajrore dhe dy stacione elektronike të armikut”, thuhet në raport. /Telegrafi/