LAJMI I FUNDIT:

Raporti i PSP-së para deputetëve

Raporti i PSP-së para deputetëve

Raporti i dytë për punën e Prokurorisë Speciale Publike i publikuar më 15 shtator sot është dorëzuar deri tek Kuvendi i Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç se para deputetëve, raporti është në nisur edhe tek Këshilli i prokurorëve publik por ata ende nuk e kanë vënduar në rend dite për diskutim.


Më herët Katica Janeve, kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike tha se është e gatshme që të përballet edhe me deputetët e Kuvendit të Maqedonisë rreth dy lëndëve të këtij raporti.

Kujtojmë se dy lëndët e hapura nga PSP në raportin e dytë gjashtëmujor kanë qenë për shkatërrimin e materialeve përgjuese nga drejtoria e pestë e MPB-së dhe për rastin e dhunës së ushtruar nga disa aktivistë në komunën Qendër me porosi të të dy të dyshuarve, që mendohet të jenë ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski./Telegrafi/

Ky është raporti i Prokurorisë Speciale Publike i prezantuar sot (Dokument)
Lexo po ashtu Ky është raporti i Prokurorisë Speciale Publike i prezantuar sot (Dokument)
Hapen dy lëndë të reja nga Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë (Video)
Lexo po ashtu Hapen dy lëndë të reja nga Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë (Video)
Janeva: Jam e gatshme të përballem me deputetët në Kuvend për raportin e PSP-së
Lexo po ashtu Janeva: Jam e gatshme të përballem me deputetët në Kuvend për raportin e PSP-së