LAJMI I FUNDIT:

Hapen dy lëndë të reja nga Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë (Video)

Hapen dy lëndë të reja nga Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë (Video)

Prokuroria Speciale sot prezenton raportin e dytë gjashtëmujor rreth punës së saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ka edhe të tillë që dyshohen për përgjim të paligjshëm, spiunim, dhunë ndaj bartësve të funksioneve të larta shtetërore, shkelje të barazisë qytetare dhe bashkim kriminel në kuadër të aksioneve “Titaniku”, “Tortura”, “Fortesa”, “Transportuesi” dhe “TNT” dhe në rastet që së fundmi i morri Specialja nën kompetencë “Puçi” dhe “Spiuni”.


Në listën e personave të dyshuar janë lideri i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski, ish ministrat Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski, ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, kryetari i Liqenasit të Shqipërisë Edmond Temelko, kryetari i Gazi Babës Toni Trajkovski dhe i Manastirit Vlladimir Taleski.

Para gazetarë janë paraqitur: Kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, zëdhënësja e PSP-së Lençe Ristevska dhe ndihmës prokurorja shqiptare Fatime Fetai.

Janeva: Këtu jemi për të paraqitur raportin për punën tonë dy mujore. Jemi këtu për të shfaqur të gjithë, kush e ka thyer ligjin, kush ka fituar nga buxheti i Maqedonisë dhe këto para të kthehen në buxhetin e shtetit. Me sjelljen e ligjit për Prokurorisë Speciale Publike ne vlerësojmë se publiku e ka për interes të merr vesh të vërtetën. Këtu jemi për të parashtruar kërkesën për ndryshime ligji për rastin Martin Neshkovski, Sopoti dhe Spiun.

Fetai: Këtu jemi për të publikuar dy raste të reja që lidhen me përgjimet

Fatime Fetai e re

”Rasti i parë lidhet me asgjësimin e materialeve dhe dokumentacionin. Ne kemi punuar që të gjejmë se pse është përgjuar dhe nga kush. I akuzuari i parë ka formuar komision dhe kanë asgjësuar mbi 2000 dosje. Krejt kjo është bërë për të shkatërruar raportet e punës për rastin ”Fortesa”. Në këtë rast ne po ndjekim 7 persona. ”

”Rasti i dytë lidhet me asgjësimin e materialeve për të cilët ne kemi kërkuar të hetohet. Në këtë rast përfshihet biseda në mes dy zyrtarëve të lartë e bërë më 01.06.2013 në ora 20.13 minuta që lidhet me Këshillin Komunal dhe me lejet e ndërtimit në komunën Qendër në Shkup. Kemi marrë në pyetje më shumë se 20 dëshmitarë, shumica e të cilëve kanë kërkuar sigurim dhe fshehje të identitetit. Nga të gjithë faktet del se biseda në mes tyre ka pasur shkelje ligjore. Do të hetohen 14 persona. I akuzuari i parë ka kërkuar nga i akuzuari i dytë ka pranuar që të dhunojnë kryetarin e komunës Qendër me motive politike dhe lukrative.”

Fetai: Në rastin e dytë është dhënë urdhër që me dhunë të ndërpritet mbledhja e Këshillit Komunal për ndryshimet e ligjit për ndërtim në këtë komunë.

Fetai: Persona të dërguar nga zyrtarë shtetërorë kanë kërkuar që kryetari i Komunës që të del jashtë ndërtesës dhe të qarohen hesapet. Mbledhja për shkak të dhunës dhe pengesës është anuluar dhe për këtë mbledhja është mbajtur në ditë tjetër. Edhe në këtë ditë, dhunuesit e kanë thyer derën e mbyllur dhe kanë gjuajtur drejt dritareve të komunës me gurë dhe me gjësende tjera. Keto gjësende tjera janë sjellë me veturë nga porositësit.

Fetai:Dhunuesit kanë marrë direktiva nga të akuzuarit që të pengojnë dhe të gjuajnë komunën dhe sallën e Këshillit Komunal. Nga dhuna është lënduar një i punësuar në këtë komunë.

Fetai: Rruga e drejtësisë ka një drejtim. Ligji duhet të jetë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Gjithkush që ka thyer ligjin, do të përgjigjet para PSP-së.

Ristevska: Asnjë parti nuk do të kursejmë dhe nuk do të mbrojmë

Lençe Ristevska e re

Lençe Ristevska: Ne si Prokuri Speciale Publike asnjëherë nuk kemi punuar kundër ndonjërës prej partive politike. Në rastet tona, do të thirrim të gjithë zyrtarët e të gjithë palëve, duke përfshirë edhe partitë politike.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori