Raporti i sivjetëm i organizatës amerikane “Freedom House” ka gjetur se pjesëmarrja e transgjinores Edona James në spektaklin Big Brother VIP Kosova, ka pasur një ndikim pozitiv në perceptimin e njerëzve për kauzën e komunitetit LGBT+.

Sipas raportit, që ndërthuri progresin e Kosovës kundrejt kauzave të shumta, thuhet se transgjinorja kishte fituar mbështetje të konsiderueshme duke shënuar një ndryshim pozitiv në perceptimin publik.


“Në edicionin e fundit të reality show-t Big Brother të versionit kosovar, një grua transgjinore ka marrë mbështetje të konsiderueshme, duke shënuar një ndryshim pozitiv në perceptimin e publikut”, ka shkruar organizata amerikane.

Edona James, e cila para 10 vjetëve ishte bërë sensacion në medie për ndryshimin e gjinisë, këtë vit ishte njëra prej banoreve më të komentuara në spektaklin BBVK, duke qenë madje edhe njëra prej finalisteve.

Snapinsta.app 428220365 18293633296157691 6938376200856658245 n 1080 Foto: Edona James / Instagram

Por, përkundër kësaj, “Freedom House” thotë se pavarësisht këtyre avancimeve, një emancipim i plotë ende nuk është arritur.

Sipas organizatës, Kosova ende ka ngecur në çështjet e shumta përfshirë edhe çështjen për të shtyrë përpara kodin civil lidhur me barazinë martesore dhe çështje të tjera të të drejtave. /Telegrafi/

Snapinsta.app 415083872 18287954125157691 1245985277664137946 n 1080 Foto: Edona James / Instagram