LAJMI I FUNDIT:

Raporti i FMN: Ekonomia e Shqipërisë rritet 3.4%

Raporti i FMN: Ekonomia e Shqipërisë rritet 3.4%

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi raportin periodik për Europën Qendrore, Lindore dhe Juglindore, duke mbajtur të pandryshuar projeksionet për rritjen aktuale ekonomike të vendit tonë, në 3.4 për qind, ndërsa në vitin e ardhshëm, rritja pritet të përshpejtohet në 3.7 për qind.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson në raportin e fundit se, konsumi privat do të rritet me 3.8 për qind gjatë këtij viti, ndërkohë që në raportin e mëparshëm, atë të muajit maj vlerësonte një rritje të konsumit privat me 3.4 për qind.


Pavarësisht se rritja e konsumit projektohet në rënie, në 2.7 për qind gjatë vitit të ardhshëm, ky projeksion është rishikuar në territor pozitiv në krahasim me 6 muaj më parë, kur vlerësonte një rritje me vetëm 1.5 për qind.

Edhe rritja reale e kërkesës së brendshme rishikohet në territor pozitiv, në 7.4 për qind nga 5.9 për qind gjatë vitit aktual. Një tjetër projeksion pozitiv është ai që i referohet eksporteve. Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson një rritje me 5.7 për qind të eksporteve.

Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikon në territor pozitiv edhe projeksionet për borxhin e jashtëm të vendit dhe ato për borxhin publik. Sa i përket inflacionit, Fondi Monetar Ndërkombëtar, projekton një normë pranë 1.1 për qind gjatë vitit aktual, nga 1.9 për qind që projektonte në muajin maj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Besnike Salihu
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Lajme
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Kalo në kategori