LAJMI I FUNDIT:

Raporti i Agjencisë Kundër Korrupsionit: 1873 zyrtarë ushtrojnë dy e më shumë funksione, njëri nga ta ushtron tetë ( Video)

Raporti i Agjencisë Kundër Korrupsionit: 1873 zyrtarë ushtrojnë dy e më shumë funksione, njëri nga ta ushtron tetë ( Video)

Sonte në emisionin ‘Përballje’ me gazetarin Muhamet Hajrullahu do të diskutohet për luftën kundër korrupsionit, deklarimin e pasurisë si dhe për atë se ku po dështon e çalon shteti i Kosovës në luftë kundër korrupsionit.

Shaip Havolli në këtë intervistë ka treguar se kur pritet të shpallet deklarimi final i pasurisë së zyrtarëve shtetërorë si dhe a ka përkushtim në luftë kundër korrupsionit.


Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli gjatë intervistës në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com

Ndryshe në raportin vjetor të AKK-së të vitit 2018 duke u bazuar në të dhënat e deklarimit të pasurisë të realizuara në vitin 2018, të dhëna të deklaruara për vitin paraprak, është gjetur se ekziston një numër i madh i zyrtarëve të lartë publik, të cilët ushtrojnë dy e më shumë funksione.

Sipas raportit gjithsej zyrtarë që ushtrojnë dy e më shumë funksione janë 1873 zyrtarë të shtetit.

Raporti ka gjetur se një person në Kosovë ushtron tetë funksione të ndryshme, 2 persona kanë nga 7 funksione, 13 persona kanë nga pesë funksione, 37 zyrtarë kanë nga katër funksione, 367 zyrtarë kanë nga tre funksione dhe 1451 zyrtarë kanë nga dy funksione. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori