LAJMI I FUNDIT:

Rangimi historik i UBT-së në SCImago, një hap i madh për arsimin në trevat shqiptare – flet rektori Hajrizi

Edmond Hajrizi, rektor në UBT /Foto: Ridvan Slivova/

Ranglista botërore e universiteteve prestigjioze, SCImago, ka ranguar UBT-në si institucionin më të mirë dhe të vetmin në arsimin e lartë privat në mbarë trojet shqiptare.

UBT si institucion model i cili ka kontribuar fuqishëm në imazhin e Kosovës gjithandej botës, kësaj radhe krahas shumë universiteteve prestigjioze në botë, UBT është institucioni i vetëm jopublik në mbarë trojet shqiptare që është ranguar në mesin e universiteteve në klasifikimin e universiteteve në SCImago, duke u bërë institucioni më i suksesshëm në rajon, por edhe duke e ngritur nivelin e përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.


Edmond Hajrizi, rektor në UBT /Foto: Ridvan Slivova/

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi në një intervistë për Telegrafin ka theksuar rëndësinë e kësaj njohjeje për të treguar cilësinë dhe inovacionin e institucionit që ai përfaqëson.

Ai tha se kjo arritje tregon për cilësinë dhe modelin më të mirë të institucionit arsimor që ka ndërtuar UBT ndër vite.

“Ne kemi bërë disa vite dhe mendojmë që kemi zhvilluar një sistem apo model shumë inovativ dhe në bazën e kësaj kemi filluar të rangohemi në mënyrën direkte nga institucionet prestigjioze në botë. Kohën e fundit e kemi dhe rangimin e fundit në SCImago, që bën rangime të institucioneve të arsimit të lartë dhe mesëm. E kemi vërejt që ata kanë vlerësuar rezultatet tona dhe na kanë fut në rangim në listën e universiteteve më prestigjioze në botë. Dhe kur i sheh rangimet në Kosovë dhe Shqipëri, shohim që jemi institucioni i vetëm jo-publik në krejt trevat shqiptare”, tha ai.

Edmond Hajrizi, rektor në UBT /Foto: Ridvan Slivova/

Hajrizi tregoi se pos UBT-së në këtë rangim është dhe Universiteti i Prishtinës.

Ndryshe, UBT krahas kësaj ka shënuar suksese të tjera të jashtëzakonshme në fushën e hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore. Vlen të përmendet që UBT është ranguar krahas universiteteve prestigjioze në WURI, GreenMetric World University Ranking, Webometrics, EFQM, si dhe është nderuar me çmime prestigjioze si “Europian Young Entepreneurial University of the Year”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori