LAJMI I FUNDIT:

Rangellova: Deputetët që janë të akuzuar të mos debatojnë për Ligjin e ri për Prokurorinë

Rangellova: Deputetët që janë të akuzuar të mos debatojnë për Ligjin e ri për Prokurorinë

Ka vazhduar debati në Kuvendi në lidhje me miratimin e Ligjit për Prokurorinë.

Deputetja e OBRM-PDUKM-së Daniella Rangelova, e cila është e akuzuar në rastin “Dhuna në Qendër”, kërkoi që të gjithë deputetët që janë të akuzuar ose që janë nën hetim të mos përfshihen në debat.


“Më vjen keq kur shoh se si kolegët nga OBRM-PDUKM-ja, deputetët e pavarur ose ata të grupit parlamentar, marrin pjesë në vetë-shkatërrim të partisë. Unë dua që kjo të ndalet menjëherë, kemi për çka të flasim, të lëmë gjërat tona personale në shtëpi. Unë mendoj se është parimore, kryesisht për të gjithë, qofshin ata të akuzuar, qofshin ata që janë përfshirë në para-hetim ose në ndonjë hetim, të mos debatojnë, sepse qytetarët do të thonë se janë të njëanshëm”, tha Rangellova.

Ajo shtoi se nuk do të jep mendimin e saj në lidhje me propozim-ligjin për Prokurorinë, pasi është e dyshuar në një rast të ish-PSP-së.

Para saj në foltoren e Kuvendit foli deputeti tjetër i OBRM-PDUKM-së Ilija Dimovski, i cili po ashtu është i akuzuar në rastin e PSP-së “Talir”./Telegrafi/