LAJMI I FUNDIT:

Ramzan Kadyrov në gjendje kritike shëndetësore, thotë Ukraina

Ramzan Kadyrov në gjendje kritike shëndetësore, thotë Ukraina

Udhëheqësi i Çeçenisë Ramzan Kadyrov po raportohet se është në gjendje kritike shëndetësore.

Një përfaqësues i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Ukrainës, Andrei Yusov tha se problemet e shëndetësore të Kadyrovit u përkeqësuan, gjë që çuan në një gjendje kritike, transmeton Telegrafi.


“Informacionet u konfirmuan nga burime të ndryshme në qarqet mjekësore dhe politike. Nuk po bëhet fjalë për lëndime. Detaje të tjera kërkojnë sqarime të mëtejshme. Ai është i sëmurë prej kohësh dhe po flasim për probleme sistematike shëndetësore”, thotë Yusov.

Megjithatë, të dhëna të tjera nuk janë bërë të ditura lidhur me këto pretendime të fundit. Por, spekulime të shumta ka pasur lidhur me gjendjen shëndetësore të Kadyrovit për një kohë të gjatë.

Shtatë muaj më parë, gazetari Azmat Matianov nga Kazakistani pretendoi se Kadyrov kishte probleme serioze shëndetësore, pasi që veshkat nuk po i funksionojnë ashtu siç duhet; ky ishte vetëm njëri prej pretendimeve.

Ramzan Kadyrov në gjendje të rëndë shëndetësore, po trajtohet nga një nefrolog i njohur nga Emiratet e Bashkuara
Lexo po ashtu Ramzan Kadyrov në gjendje të rëndë shëndetësore, po trajtohet nga një nefrolog i njohur nga Emiratet e Bashkuara

Ndërkaq, së fundmi u raportua se udhëheqësi çeçen thuhet se ka fajësuar mjekun e tij personal Elchan Suleimanov për përkeqësimin e papritur të shëndetit të tij në muajt e fundit.

Kadyrov besonte se u helmua nga mjeku i tij personal - ai nuk është parë prej muajsh, thuhet se e varrosi të gjallë!
Lexo po ashtu Kadyrov besonte se u helmua nga mjeku i tij personal - ai nuk është parë prej muajsh, thuhet se e varrosi të gjallë!

Dhe për këtë, siç raportohet në disa media, mjeku i tij e ka pësuar me jetë – madje ekzistojnë thashetheme se ai është varrosur i gjallë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori