LAJMI I FUNDIT:

Ramush Haradinaj: Istog, Gani Dreshaj mundësia e jetës për ju, mos e lëshoni! (Video)

Ramush Haradinaj: Istog, Gani Dreshaj mundësia e jetës për ju, mos e lëshoni! (Video)

I pari i AAK-së, njëherësh kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në komunën e Istogut.

Ky i fundit ishte prezent në fushatën elektorale të kandidatit të AAK-së, për të parin e Istogut, Gani Dreshaj.


Me këtë rast, Hardinaj ka zgjedhur që të flasë për Dreshajn, Istogun si dhe zhvillimet që pritet t’i ketë komuna duke pasur në pozitën e kryetarit kandidatin e kësaj partie.

Sipas Haradinajt, Dreshaj është ai që do ta bëjë Istogun shembull të komunave dhe nuk do t’u lejojë të rinjve që tërë ditën të qëndrojnë nëpër kafiteri por të kenë punë, zhvillim dhe infrastrukturë jetësore, transmeton Indeksonline.

Sipas Haradinajt, banorët e Istogut kanë një mundësi e ai është, Gani Dreshaj.

Ky është fjalimi i plotë i Haradinajt:

I bjen ato që i ka me e nis Istogun, nëse dikush ka çka I thotë kësaj, njeri që tërë jetën mundin e jetës vet, dijen e njohjen po donë me I pru në komunë të vetën, te njerëzit e vet. Çka I thu kësaj pune, vetëm puna e mbarë. Nuk është pa punë, nuk është pa angazhime, është deputet sot, por po do të vijë edhe prej Prishtinës në Istog, do të ndihmojë Istogun.

Ata që u thonë që nuk çelen fabrikat në Istog, s’kanë faj se ata qaq besojnë, qaq munden, qaq dinë. Unë u them se po do të çelen fabrikat në Istog, krejt ato treva që sot janë të gatshëm të bijnë investime, kanë me ardh. E kemi Ganiun në Istog, me të cilin merrem vesh hala pa fol, si të kshyremi. Këto ditë që vijnë do të ketë fjalë e mënyra me e ndalë vullnetin e juaja, por besoj se e dini se pse po kërkohet vota e juaj. Jo për Ganiun, Ramushin e Bekën e Idrizin se kemi nga një punë por kërkohet për qytetarët e Istogut, sepse pa u mundu vetë as Zoti nuk të ndihmon.

Jam thellë i bindur se do të jetë Istogu qendra më e zhvilluar në vend nga kapitali i huaj. Vetëm Istogu e ka këtë mundësi, nuk e ka asnjë komunë tjetër. Edhe ne mundemi me i ndihmu prej Prishtinës.

Sa i përket projekteve, mos u trembni se jam unë. As për infrastrukturë të jetës s’keni me u tremb. Sa i përket investimeve, ky njeri mundet. 30 ditë janë të mëdha, mos i humbisni 30 ditë, kryejeni atë që është në të mbarën e këtij vendi, të dielën të fitojë Istogu, Gania e numri 50 e këta që i keni para jush që janë bijtë e bijat e juaja.

Në trend

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori