LAJMI I FUNDIT:

Ramçilloviq: Paraburgimi i Koçanit, sulm ndaj bashkësisë boshnjake në Maqedoni

Ramçilloviq: Paraburgimi i Koçanit, sulm ndaj bashkësisë boshnjake në Maqedoni

Kryetari i Partisë së Boshnjakëve në Maqedoni, Zekir Ramçilloviq, i ka dalë në mbrojtje të dyshuarit të PSP-së, Sead Koçan, ndaj të cilit është lëshuar një fletarrest, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, paraburgimi i Koçanit, që është boshnjak, paraqet sulm ndaj bashkësisë boshnjake në Maqedoni, pasi që qëndrimet e boshnjakëve janë shumëetnike, shumëkulturore dhe për një Maqedoni unitare. Ai konsideron se kjo paraqet një trysni klasike ndaj një mediumi të lirë dhe me qëllim të shpërqëndrimit të publikut.


Ramçilloviq kërkon nga PSP-ja që ta rishqyrtojë akuzën dhe t’u jep fund akuzave, sipas tij, të porositura./Telegrafi/