LAJMI I FUNDIT:

Ramadani zotohet për rezultat pozitiv ndaj ‘The New Saints’

Ramadani zotohet për rezultat pozitiv ndaj ‘The New Saints’
Zekirija Ramadani (Foto: Feronikelifc.com)

Të martën, me 9 korrik, Feronikeli do të jetë mysafir i The New Saints, për ta zhvilluar ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për UEFA Champions League.

Futbollistët dhe stafi kanë arritur tashmë në Uells, në shtetin ku do të zhvillohet takimi i parë mes skuadrave.


Për ndeshjen ka folur kryetrajneri, Zekirija Ramadani, i cili tha që skuadra do ta japë maksimumin për një rezultat pozitiv në Uells, në mënyrë që të jetë më e lehtë për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Kosovë.

“Ekipi ishte e lodhur nga udhëtimi, prandaj dje bëmë një stërvitje të lehtë, kurse sot jemi më të çlodhur  dhe stërvitjen do ta zhvillojmë në kohën kur edhe do të fillojë ndeshja të martën, në orën 19:00 (ora 20:00 me kohën tonë)”

“Jemi akomoduar mirë, kushtet janë shumë të mira, në një hotel me pesë yje dhe tani ndihemi më të çlodhur”

“Duam ta japim maksimumin për një rezultat pozitiv, pasi që do të ishte shumë më mirë për ndeshjen e kthimit. Fusha ku do të zhvillohet ndeshja është me bari artificial, por shpresoj që nuk do të jetë problem, pasi që edhe gjatë javës në Kosovë kemi stërvitur në fushë artificiale”, tha Ramadani.

Ndeshja mes The New Saints dhe Feronikelit fillon prej orës 20:00 me kohën tonë.

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori