LAJMI I FUNDIT:

Ramadani ua dedikon titullin Plisave – por paralajmëron edhe një afat kalimtar të bujshëm te Prishtina

Ramadani ua dedikon titullin Plisave – por paralajmëron edhe një afat kalimtar të bujshëm te Prishtina

Prishtina arriti të shpallej kampion për herë të 11-të në Superligën e Kosovës, derisa kanë pritur tetë vite për ta marrë trofeun në duar.

Trajneri i bardheklatrve, Zekirija Ramadani është shprehur mjaftë i lumtur me suksesin e skuadrës së tij, derisa bëri të ditur se do të tentojnë të bëjnë disa transferime cilësore në verë.


“Çdo titull ka shijen e vet por mungesa prej tetë vitesh e bënë këtë titull edhe më të veçantë. Ky titull i ka munguar shumë vite ekipit tonë dhe më së shumti i kemi gëzuar qytetarët e Prishtinës dhe Plisat”, ka thënë fillimisht ai për Art Sport.

Pas tetë vitesh pritjeje - Prishtina rikthen trofeun e Superligës së Kosovës në kryeqytet
Lexo po ashtu Pas tetë vitesh pritjeje - Prishtina rikthen trofeun e Superligës së Kosovës në kryeqytet

“Këtë titull ia dedikojmë Plisave të cilët na kanë qëndruar afër gjithmonë. Për të ardhur deri te kjo ndeshje kemi kaluar shumë sfida momenti kyç pas humbjes ndaj Drenicës ku morëm mbështetje maksimale pasi ishte vështirë pasi krijuam rezultate negative dhe shumë stres mirëpo besimi i tyre u shpërblye me titull kampion”.

“Natyrisht se në verë tentojmë të përforcohemi, mirëpo nuk duam numra, por cilësi dhe të kemi një konkurrencë të shëndosh brena në ekip”, ka përfunduar trajneri nga Shkupi.

Prishtina merr në duar trofeun e 11-të në histori, kampion për edicionin 2020/21
Lexo po ashtu Prishtina merr në duar trofeun e 11-të në histori, kampion për edicionin 2020/21

Kujtojmë se Prishtina fitoi 2-1 në udhëtim te Gjilani, duke arritur që të shpallej kampion edhe pse iu desht vetëm një pikë për t’u shpallur kampion.

Pas javës së 35-të, Prishtina si lider arkëtoi 78 pikë, derisa Gjilani është në të katërtin me 48 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve
Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori