LAJMI I FUNDIT:

Ramadani publikoi draftin e Asociacionit, BE: Nuk komentojmë rrjedhjet e supozuara të dokumenteve

Ramadani publikoi draftin e Asociacionit, BE: Nuk komentojmë rrjedhjet e supozuara të dokumenteve

Ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani pak ditë më parë bëri publik dokumentin që sipas tij është drafti i plotë i BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Drafti i cili është bërë publik nga Ramadani përmban 50 pika, dhe për të njëjtin deri tash nuk ka pasur asnjë reagim nga zyrtarët e Qeverisë.


Ramadani ka thënë se ky draft është shumë i gjerë dhe i thellë, ndërsa ka shtuar se “Kosova duhet të fitojë diçka seriozisht të madhe si parakusht për zbatim të këtij dokumenti”.

“Serioz në kompetencat që ia atribuon Asociacionit, por mbi të gjitha shumë serioz në mundësinë që ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës. Dhe kjo sidomos në arsim dhe shëndetësi, kujdes social, në financim dhe donacione, e të ngjashme”, ka shkruar ai.

E për vërtetësinë e këtij dokumenti, nga Bashkimi Evropian kanë mohuar se dokumenti i tyre është bërë publik.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje me shkrim për Telegrafin ka thënë se asnjë dokument i kësaj natyre nuk është bërë publik.

Publikohet drafti i plotë i Statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe
Lexo po ashtu Publikohet drafti i plotë i Statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

“Propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë duke vazhduar. Ne kurrë nuk kalojmë dokumente zyrtare që diskutohen dhe presim të njëjtën gjë nga partnerët, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet. Është gjithashtu politikë e jona që të mos komentojmë rrjedhjet e supozuara ose raportet e mediave që pretendojnë se e kanë parë ose publikuar dokumentin”, ka thënë Stano.

Ai më tej ka shtuar se nuk e njeh ish-inspektorin e përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadani.

“Unë nuk e di se kush është ky person të cilit ju i referoheni dhe nuk shoh asnjë arsye për të komentuar atë që ky person mund të pretendojë ose publikojë”, ka deklaruar Stano.

Zëdhënësi i BE-së, më tej ka shtuar se “sa i takon draft statutit të Asociacionit të Komunave Serbe, mund vetëm t’ju rikujtoj  se një propozim i ri i balancuar evropian për themelimin e Asociacionit i është prezantuar  partnerëve përkatës nga emisari për dialogun e Beogradit në Prishtinë gjatë vizitës së tij në rajon në fund të tetorit dhe më pas u diskutua me të dyja palët gjatë takimit të liderëve në margjinat e Këshillit Evropian muajin e kaluar”.

“ChatGPT” shqyrton Draftin për Asociacionin, përmend çështjet potenciale të rrezikut kushtetues
Lexo po ashtu “ChatGPT” shqyrton Draftin për Asociacionin, përmend çështjet potenciale të rrezikut kushtetues

Miroslav Lajçak udhëhoqi një grup emisarësh perëndimorë në një vizitë në Prishtinë dhe Beograd më 21 tetor, duke i prezantuar Kosovës dhe Serbisë një draft statut për Asociacionin. Megjithatë, përmbajtja e detajuar e këtij statuti nuk është bërë publike deri më tani.

Kryeministri Albin Kurti shprehu gatishmërinë e tij për ta pranuar dhe nënshkruar draft statutin për krijimin e Bashkësisë.

Ndryshe, presidenti serb Vuçiq ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të pranojë asnjë dokument që përfshin njohjen de facto të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori