LAJMI I FUNDIT:

Ramadani flet për dy ndeshjet me Dritën: Superkupën do të provojmë të fitojmë, por përqendrimi kryesor është në ndeshjen e Kupës

Ramadani flet për dy ndeshjet me Dritën: Superkupën do të provojmë të fitojmë, por përqendrimi kryesor është në ndeshjen e Kupës

Prishtina po vazhdon me fazën e përgatitjeve dimërore, ku skuadra po punon në mënyrë të kombinuar, si në fushë ashtu edhe në fitnes.

Skuadra pritet që më 19 janar të udhëtojë në Antalya të Turqisë dhe me gjasë të madhe atje do të zhvillojë edhe ndeshjen e Superkupës me Dritën, thuhet në njoftimin e klubit.


Trajneri i Prishtinës, ka folur për shortin e 1/8 së Kupës ku Prishtina do ta pres Dritën.

“Shorti është i rëndë, por e mira është që luajmë vendas. Drita është kampion aktual, është kampion vjeshtor, kundërshtar i fortë dhe i respektuar, pra short i rëndë, por e mira është që luajmë si vendas, shumë më mirë se po të luanim në Gjilan”, ka thënë fillimisht ‘Zeka’ për ndeshjen e Kupës.

Ai tutje u ndal të flas edhe për ndeshjen e Superkupës, ku Prishtina luan ndaj Dritës.

“Janë dy gara të ndryshme dhe patjetër që fokusi kryesor në përballje me Dritën do të jetë për Kupë. Superkupa është ndeshje prestigji dhe me siguri do të jetë ndeshja jonë e parë në fazën përgatitore”.

“Normalisht do të provojmë të fitojmë trofeun, por përqendrimi maksimal i yni është ndeshja e Kupës më 10 shkurt, sepse kuptohet është garë që na sjell Evropën dhe aty do të jetë përkushtimi maksimal i yni”, nënvizoi ai.

Tutje trajneri shkupjan i gëzohet faktit që skuadra e tij nuk ka asnjë lëndim deri tani.

“Ekipi është mirë, nuk kemi asnjë lëndim më të vogël dhe futbollistët janë duke e dhënë maksimumin në këto kushte që i kemi dhe në këto rrethana po provojmë të përgatisim ekipin sa më mirë që është e mundshme. Futbollistë janë duke treguar karakter në çdo seancë stërvitore, pa marrë parasysh se fusha është e mbuluar me borë dhe jam i bindur që do të jemi shumë më mirë se në stinorin vjeshtor”.

Sa i përkët ardhjeve, Ramadani ka thënë se me gjasë nuk do të ketë të reja, pasi kërkohet cilësi e jo numër.

“Më nuk do të lirojmë futbollistë dhe me gjasë nuk do të ketë as ardhje tjetër. Me gjithë disa kontakte, ne kemi thënë që çdo ardhje e re duhet të jetë të paktën i barabartë me cilësitë që posedojmë, ose më i mirë. Nëse nuk kanë cilësi, atëherë ne më nuk kemi nevojë për futbollistë vetëm sa për numër, thjesht na duhet cilësia”, përfundoi ai.

Prishtina e ka mbyllur stinorin vjeshtor me 31 pikë në pozitën e tretë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori