LAJMI I FUNDIT:

Ramadani apelon tek qytetarët: Tri javët e ardhshme janë kritike, qëndroni në shtëpi

Ramadani apelon tek qytetarët: Tri javët e ardhshme janë kritike, qëndroni në shtëpi

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka bërë një paraqitje të shkurtër të situatës epidemiologjike në Kosovë.

Gjatë konferencës së përbashkët me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, ai ka thënë se epedimiologët kanë rekomanduar që deri në fund të muajit prill qytetarët të kenë kujdes të shtuar duke qëndruar në shtëpi, që të luftojnë virusin korona.


“Janë tri javë kritike, qytetarët gjatë këtyre të mos tubohen dhe të qëndrojnë në shtëpi”, ka thënë Ramadani.

Vitia: Karantinimi i dy komunave në veri u bë me dijeninë tonë - të lihen anash dallimet politike për shkak të gjendjes së Coronavirusit
Lexo po ashtu Vitia: Karantinimi i dy komunave në veri u bë me dijeninë tonë - të lihen anash dallimet politike për shkak të gjendjes së Coronavirusit

Ramadani ka theksuar se të premten është thyer rekordi i Laboratorit të Mikrobiologjisë, teksa janë testuar 243 raste, prej të cilave 9 dolën pozitive.

“Duke e pasur këtë situatë, tashmë një muaj e tepër, me të cilën po ballafaqohemi intensivisht duke diagnostikuar dhe duke gjurmuar në terren të gjitha rastet që kanë të bëjnë me coronavirus, ne kemi arritur në këtë pikë me 135 raste pozitive, që i ka tejkaluar parashikimet tona, pasi që kemi menduar se do të kemi më shumë raste. Por, nuk ka vend për kënaqësi, derisa ta largojmë virusin nga vendet tona”, u shpreh ai.

Ramadani tha se janë bërë mbi 1700 testime që nga fillimi i përhapjes së coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori