LAJMI I FUNDIT:

Rama zbardh bisedën me Biden gjatë Samitit të NATO-s

Rama zbardh bisedën me Biden gjatë Samitit të NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar sot detaje nga biseda që ka pasur me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Madrid.

Në një komunikim me gazetarët, Rama u shpreh se thelbi i bisedës ishte “pak a shumë vlerësimi për Shqipërinë, për rolin e saj, sidomos në Këshillin e Sigurimit”.

Rama nxjerr pamje nga Samiti i NATO-s, diskuton nga afër me Biden
Lexo po ashtu Rama nxjerr pamje nga Samiti i NATO-s, diskuton nga afër me Biden

Rama zbuloi se u fol për një organizim të përbashkët në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Jam i përfshirë në çdo bisedë. Thelbi është pak a shumë vlerësimi për Shqipërinë, për rolin e saj, sidomos në Këshillin e Sigurimit. Nga ana tjetër, për nevojën që të organizojmë diçka së bashku meqenëse jemi në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, u shpreh Rama.

Kujtojmë se pas Samitit, kryeministria publikoi një video të shkurtër ku Rama dukej teksa bisedoi shkurt me presidentin amerikan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori