LAJMI I FUNDIT:

Rama viziton Hiroshimën: Asnjë nuk duhet ta imagjinojë të luajë me armët bërthamore

Rama viziton Hiroshimën: Asnjë nuk duhet ta imagjinojë të luajë me armët bërthamore

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vizitoi sot parkun dhe muzeun përkujtimor të paqes në Hiroshima, Japoni.

Në një prononcim për mediet, Kryeministri e konsideroi një përvojë të mahnitshme vizitën në Japoni dhe mundësinë për të njohur nga afër njerëzit e mrekullueshëm të këtij vendi.


“Por përtej çdo gjëje të bukur të vizitës time këtu së bashku me bashkëshorten dhe djalin tonë 8-vjeçar, kjo është pika kulmore e vizitës në Japoni, sepse është një përvojë e veçantë e njerëzimit dhe për njerëzimin. Dhe unë dëshiroj shumë që kjo përvojë të na shërbejë si një mësim. Asnjë nuk duhet as ta imagjinojë të luajë me armët bërthamore, ashtu siç luan me lodrat e fëmijëve. Dhe nuk duhet as të ketë kërcënime ndaj qytetërimit tonë me bomba bërthamore”, tha Rama.

Kryeministri tha se, ndjehet i nderuar që viziton këtë vend që ka vuajtur, ka ndjerë dhembje dhe që ka një histori unike.

“Për mua personalisht, për bashkëshorten dhe djalin tetë vjeçar, do të jetë diçka që do ta kujtojmë dhe do të shërbejë si një mësim për të gjithë dhe përgjithmonë. Faleminderit Hiroshima dhe Zoti e bekoftë popullin e mrekullueshëm japonez!” tha Rama.

“Mendoj se kjo është e gjitha një përvojë. Natyrisht, duke pasur privilegjin e vënies së luleve aty. Është nder. Ndihem i përulur dhe shumë falënderues që kjo u bë e mundur. Përsëri është e njëjta përvojë unike. Dhe unë nuk mund të falënderoj mjaftueshëm të gjithë ata që e bënë të mundur këtë vizitë. Unë do të dëshiroja që të gjithë njerëzit e kësaj bote të mund të vinin dhe ta vizitonin këtë vend. Kjo sepse është diçka që nuk mund të përshkruhet me fjalë, dhe me siguri ka më shumë se një mijë faqe mësim historie”, tha ai.

Kryeministri theksoi se “kishte shumë njerëz që menduan se pushtimi i Ukrainës do të bëhej brenda një jave”.

“Por, ja ku jemi, pas një viti rezistence heroike të popullit të Ukrainës. Falë edhe mbështetjes së botës demokratike, jo vetëm që Ukraina nuk u pushtua, por është bërë e qartë se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë”, shtoi ai.

Rama gjithashtu shpërndau foto nga vizita e tij në Hiroshima në faqen e tij të Facebook-ut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori