LAJMI I FUNDIT:

Rama: Të mos bllokojmë veten, t’i lëmë politikën dhe çështjet dypalëshe jashtë kësaj hapësire

Rama: Të mos bllokojmë veten, t’i lëmë politikën dhe çështjet dypalëshe jashtë kësaj hapësire

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot nga Mali i Zi se bashkëpunimi, dhe jo bllokimi është rruga për të integruar rajonin në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij, në samitin rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE-në, Rama bëri thirrje për të lënë politikën dhe çështjet dypalëshe të çfarëdo lloji që ekzistojnë midis vendeve të rajonit jashtë hapësirës CEFTA.

Rama theksoi përkushtimin e Shqipërisë në thellimin e bashkëpunimit rajonal, ndërsa shtoi se për Shqipërinë nuk është e shkuara që duhet të kontrollojë të ardhmen, por e ardhmja duhet ta kontrollojë të shkuarën.

Rama në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit digjital evropian
Lexo po ashtu Rama në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit digjital evropian

“Ashtu siç të gjithë e dinë, për Shqipërinë nuk është e shkuara që duhet të kontrollojë të ardhmen por e ardhmja duhet të kontrollojë të shkuarën. Qysh prej dhjetorit të 2021 zbatimi i masave tregtare në kontekstin e e tregut të përbashkët rajonal është bllokuar për shkak të pengesave në vendimmarrjen e CEFTA-s. Me shpresë, puna e bërë nga Komisioni dhe partnerët tanë të gjelbër gjerman për të zhbllokuar CEFTA-n dhe për të mbështetur zgjidhe që janë krijuese, praktike dhe të shpejta, që janë në të njëjtën frymë, duke ndjekur shembullin e përfaqësimit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në këto organizatë, mund dhe duhet të ndodhë, sepse është kundër frymës së gjithë kësaj. Çfarë po bëjmë këtu. Nga njëra anë flasim për gjëra kaq të mëdha dhe duam të shihemi dhe të miratohemi si shtete anëtare europiane sa i takon mënyrës si sillemi, dhe ndërkohë vazhdojmë të bllokojmë veten”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se nëse bëhet gjithçka në mënyrën e stilin europian, brenda kësaj hapësire, kjo do të lehtësojë e paqtojë edhe atmosferën për të gjithë, në mënyrë që të merremi me çështje dypalëshe.

Kurti në prani të Vuçiqit kërkon nga Serbia të dorëzojë Milan Radoiçiqin
Lexo po ashtu Kurti në prani të Vuçiqit kërkon nga Serbia të dorëzojë Milan Radoiçiqin

“Nuk ka kuptim. Duhet të lëmë politikën dhe çështje dypalëshe e çfarëdo lloji që ekziston midis nesh jashtë kësaj hapësire, sepse sido që të jetë në se bëjmë gjithçka në mënyrën e stilin europian brenda kësaj hapësire, kjo do të lehtësojë e paqtojë edhe atmosferën për të gjithë në mënyrë që të merremi me çështje dypalëshe”, vuri në dukje Rama.

Më tej, kryeministri bëri të ditur se i ka kërkuar Komisionit Europian ndihmë për të përgatitur udhërrëfyes të qartë e konkret për të përgatitur vendet për integrim plotësisht në këtë hapësira deri në 2027-ën.

“Jemi pak para takimit të Sarajevës. Deri në atë takim ministrat tanë të Integrimit Europian dhe Financave duhet të vazhdojnë të punojnë për nismat në vazhdim, që synojnë të na integrojnë në tregun e përbashkët. Të gjitha këto korsi të gjelbra kërkojnë punë dhe punë të përditshme nga të gjithë njerëzit tanë. I kam kërkuar Komisionit të na ndihmojë për të përgatitur udhërrëfyes të qartë e konkret që do të na përgatisin të integrohemi plotësisht në këto hapësira deri në 2027-ën”, deklaroi kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Drejtësi
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Lugina
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Lajme
Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci

Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci

Lajme
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

Komunat
Kalo në kategori