Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo morën pjesë sot në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes operatorit shqiptar të shpërndarjes së gazit Albgaz dhe kompanisë bullgare Overgas.
Kompania Overgas ka shprehur interes për t’u furnizuar me gaz përmes terminalit të gazit që do të ngrihet në Vlorë, një projekt me rëndësi të veçantë, i cili po bëhet realitet me kompanitë më të njohura amerikane.
Në një njoftim në Facebook ku shpërndau pamje nga ceremonia e mbajtur për këtë rast në Tiranë, Kryeministri Rama e konsideroi këtë memorandum një hap të rëndësishëm.
“Me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, në një tjetër hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së vizionit Shqipëria 2030 eksportuese neto e energjisë. Furnizimi me gaz përmes terminalit të ri që do të ngrihet në Vlorë, tanimë po zgjon interesa të shumanshme”, tha Rama në fjalën së tij të rastit.
“Është një moment i shënuar për një nga projektet tona më të rëndësishme dhe strategjike që ka të bëjë me gazifikimin e Shqipërisë, duke iu referuar projektit të Termocentralit të Vlorës të pjesës gazifikuese të portit lundrues që do të ndërtohet në Vlorë dhe padyshim të një hapi të madh që ne po hedhim duke e kthyer këtë projekt nga një projekt lokal në një projekt rajonal”, u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, gjithashtu pjesëmarrëse në event.
Ky fakt, theksoi Balluku, është dukur qartazi në javët e fundit, kur ne pasi kemi publikuar të gjithë përpjekjen tonë në bashkëpunim me partnerët tanë amerikanë, duke përmendur këtu kompanitë e mëdha, por nga ana tjetër kemi pasur një shprehje dëshire për bashkëpunim nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, për tu bërë pjesë e këtij projekti, duke e kthyer këtë projekt në një projekt të rëndësishëm rajonal.
Ministrja Balluku u shpreh se “projektit tonë i afrohen edhe partnerë të tjerë mjaft të njohur me kontribute shumë të mëdha në fushën e naftës dhe gazit në SHBA, që është “Linden Group”. Ne sot ndihemi me të vërtet të nderuar që të kemi interesin e tyre për të bashkëpunuar dhe për të firmosur një memorandum bashkëpunimi, për ta zhvilluar këtë projekt edhe më tej nga çfarë ne kemi në biznes planin tonë të derisotëm”.
“Fakti që sekretari e mbështet këtë nismë dhe është këtu sot për të dëshmuar se ky do të jetë një bashkëpunim serioz dhe në të ardhmen mund të kthehet në një bashkëpunim real, ku do të kontribuojnë jo vetëm shtetet që përmenda, por edhe më tej siç është rasti i Overgas-it bullgar i cili për shkak të gjithë gjeopolitikës dhe zhvillimeve, që po ndodhin po has vështirësi, të cilat pa dyshim në të ardhmen do të zgjidhen përmes këtyre projekteve rajonale ku Shqipëria luan një rol të rëndësishëm”, tha Balluku.
“Të gjitha ndryshimet gjeopolitike e kanë vënë Shqipërinë në një pozicion më të fortë për shkak të gjeografisë që ajo ka, por mbi të gjitha për shkak të aderimit që ne bëjmë si anëtar i NATO-s. por edhe të gjithë marrëdhënies dhe partneritetit strategjik që ne kemi prej vitesh me SHBA-në”, tha Balluku. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

AGK kërkon nga organet e sigurisë që të nisin hetimet ndaj linçimit të Dafina Demakut

Kurti falënderoi Cramonin për mbështetjen, eurodeputetja e kritikon nga veriu i Mitrovicës

Kusari: Aktet e vetme të dhunës dhe agresionit janë ato të bandave në veri,që kanë sulmuar veturat e Policisë

Von Cramon e vrazhdë me policët në veri: Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi

Veriu i Kosovës përplasë kongresistin Nunn me Grenellin: Mobilizimi ushtarak i Serbisë përbën rrezikun më të madh

Von Cramon në veri: Shumë gjëra mund të shkojnë keq në Kosovë nëse ky është realiteti - duhet të shohim opsione të tjera

Kurti falënderoi Cramonin për mbështetjen, eurodeputetja e kritikon nga veriu i Mitrovicës

QUINT: Kosova të mos ndërmarrë masa të reja për hyrje me forcë në ndërtesat komunale

Kusari: Aktet e vetme të dhunës dhe agresionit janë ato të bandave në veri,që kanë sulmuar veturat e Policisë

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit