LAJMI I FUNDIT:

Rama studentëve: Zgjidhja vjen me dialog

Rama studentëve: Zgjidhja vjen me dialog

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ftoi sërish studentët për dialog. Sipas tij, amendamentet e propozuara nga LSI-ja janë të parealizueshme dhe ata e dinë këtë, ndërkohë që tha se sipas reformës në arsim dhe planit që ka qeveria, brenda 6 muajve të ardhshëm, kryetarja e LSI-së do të jetë e para që do të zhveshë bluzën e doktoreshës së shkencave dhe do të mbetet me çizmen e LSI-së.

“Luan Rama tha se studentët kanë të drejtë të na nxjerrin të gjithëve jashtë, por ndërkohë, ata ju kanë nxjerrë jashtë juve. U detyruat të hidheni në ilegalitet dhe ta ndikoni protestën të maskuar. Së pari, dje janë formuar organet e para të drejtësisë së re, KLP dhe KLGJ, pas KED-së. Sa i përket propozimit të këtyre janë të refuzuara. Kjo sepse janë të bëra për të mos u bërë kurrë. Leximi im i protestës së studentëve është: protesta i dha një shuplakë qeverisë, i dha një grusht opozitës, ndërkohë që i dha një shpresë shoqërisë”, tha Rama.


Kryeministri shtoi se shoqëria kërkon zgjidhje.

“Ajo nuk mund të pranojë që kjo zgjidhje të vijë me porosi nga Doktoresha e Shkencave Monika Kryemadhi, profesor Lulzim Mziu, apo nga profesor Qorri. Zgjidhja vjen me dialog. Opozita kërkon vetëm bllokim të zgjidhjes, duke i futur studentët në qorrsokak. Ne si qeveri e kemi zgjidhjen dhe do ta japim me dialog”, shtoi kryeministri Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori