LAJMI I FUNDIT:

Rama i shqetësuar për ndikimin rus në rajon, ndërkohë që shpreh mirëkuptim për qëndrimin e Beogradit

Rama i shqetësuar për ndikimin rus në rajon, ndërkohë që shpreh mirëkuptim për qëndrimin e Beogradit

Në një intervistë për gazetën austriake Die Presse, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i shqetësuar për ndikimin rus në rajon, ndërsa ka shprehur mirëkuptim për qëndrimin e Beogradit ndaj Moskës.

Serbia mbetet aleati i vetëm i fortë i Rusisë në Evropë, përveç Bjellorusisë, me presidentin Aleksandar Vuçiq që refuzon të ndjekë sanksionet e BE-së.

Në të njëjtën kohë, paradat me flamuj rusë dhe pankarta me imazhin e Putinit janë të zakonshme në kryeqytetin e Serbisë.

Për temën e luftës në Ukrainë, Rama i tha gazetës austriake se është një kërcënim potencial për rajonin sepse Rusia tradicionalisht ka pasur një ndikim të fortë në Ballkan.

“Kjo është veçanërisht e vërtetë për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka thënë Rama.

Ai shtoi se është e rëndësishme që ky kërcënim potencial të mbahet jashtë Ballkanit, por sipas tij nuk duhet të bëhet më presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione.

“Sanksione të tilla nuk janë të mundshme sepse, pa Rusinë, Serbia nuk mund të mbijetojë. Për më tepër, qeveria dhe presidenti Aleksandar Vuçiq nuk do t’i mbijetonin politikisht sanksioneve kundër Rusisë. Serbia tashmë ka mbajtur qëndrim. Nuk duhet të harrojmë se Beogradi tashmë ka votuar tre herë kundër Rusisë në OKB. Kjo është një surprizë e madhe”, shtoi ai.

Ndërkohë, Vuçiq i tha parlamentit të Serbisë së fundi se kurrë nuk do të kishte njohje direkte apo indirekte të Kosovës, pavarësisht “histerisë së bashkësisë ndërkombëtare” për shkak të luftës në Ukrainë.

Rusia ka mbetur e palëkundur në mbështetjen e saj për “integritetin territorial” të Serbisë në lidhje me çështjen e Kosovës, duke ngritur shqetësime që mund të çojnë në destabilizimin e mëtejshëm në rajon. Kjo pavarësisht ndërmjetësimit afatgjatë të BE-së midis Kosovë dhe Serbisë me shpresën për të gjetur normalizimin e marrëdhënieve.

Vuçiq tha gjithashtu se nuk do të heqë dorë nga lufta legjitime për interesat kombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare, raportoi Euronews Serbia.

“Rreziku është i pashmangshëm, objektiv dhe serioz dhe këtë mund ta dëshmojnë më së miri përfaqësuesit e popullit serb. Serbia nuk ka marrë pjesë në gjenerimin e krizës në asnjë mënyrë apo formë. Pavarësisht gjithçkaje, Serbia është e gatshme për dialog”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori