LAJMI I FUNDIT:

Rama reagon për konfliktin në Gaza: T’i jepet fund përpara se të dalë jashtë kontrollit

Rama reagon për konfliktin në Gaza: T’i jepet fund përpara se të dalë jashtë kontrollit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh shumë i shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza, ndërkohë që bëri thirrje që t’i jepet fund këtij konflikti përpara se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit.

”Ndërsa qëndrojmë me vendosmëri krah Izraelit kundër Hamasit, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza. Është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit”, shkruan Rama në një postim në platformën X.

”Shqipëria mbështet thirrjen e presidentit Biden për një pauzë humanitare në konflikt. Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi”, shton ai.


”Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin. Sipas një mandati të OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Liga Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës duke lehtësuar një kalim të përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez”, shkruan Rama.

”Së shpejti do të bashkohem me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme”, përfundon reagimin e tij në X kryeministri Edi Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

Lajme
Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Lajme
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

Kronika e Zezë
Kalo në kategori