LAJMI I FUNDIT:

Rama reagon ndaj kritikave për sulmin kibernetik: Ligësi ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve

Rama reagon ndaj kritikave për sulmin kibernetik: Ligësi ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pas kritikave të opozitës për rastin e sulmit kibernetik në Shqipërisë nga Irani.

Në një postim në Twitter, Rama ka thënë se “kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike” flet për ligësi ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.


“Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi!”, ka shkruar Rama.

Më herët, Partia Demokratike ka reaguar pas sulmeve kibernetike të Iranit në drejtim të vendit tonë, duke i cilësuar një “agresion të vërtetë ndaj infrastrukturës digjitale të vendit, duke kërcënuar rëndë sovranitetin e vendit, sigurinë kombëtare, dhe duke krijuar kaos ë madh në shërbimet dhe lëvizjen e qytetarëve”.

“Me këto sulme, Irani ka dhunuar si shtet zuzar ligje dhe konventa ndërkombëtare. PD dënon me forcën më të madhe këto akte banditeske të regjimit teokratik iranian dhe falënderon me mirënjohje dënimin e këtyre sulmeve nga SHBA, NATO dhe BE”, tha zëdhënësja e PD, Floriana Garo

PD gjithashtu vlerëson mbështetjen e tyre për Shqipërinë.

“Duke analizuar këto sulme të cilat asgjësuan sikur të ishte prej letre infrastrukturën digjitale të vendit, PD shton se asgjësimi me kaq lehtësi i kësaj infrastrukture i ka rrënjët gjithashtu në dy faktorë të tjerë madhorë, konkretisht: Së pari, hakerimin e sistemi për qëllime elektorale nga vetë qeveria duke pajisur 1 milion patronazhistë me të dhënat personale të qytetarëve të depozituara në e-Albania në shkelje të kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Pas këtyre, hakerimi me pasoja të rënda i pagave të punonjësve, targave të makinave, të gjitha këto paraprin hakerimin dhe defacto asgjësimin e ‘shtetit’ digjital të Edi Ramës”, shtoi Garo.

Ajo shtoi se pas ndërtimit të infrastrukturës digjitale nga qeveria Berisha, u ngrit njësia e mbrojtjes kibernetike të sistemit e përbërë nga ekspertë të përzgjedhur dhe të kualifikuar në këtë fushë në SHBA.

“Serverat e sistemit u vendosën në vendet më të sigurta brenda vendit. Me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, aktin e parë që bëri, shkriu njësinë e sigurisë kibernetike duke e konsideruar si njësi spiunazhi digjital. Së dyti, me tendera të dyshimtë, serverat e sistemit u transferuan jashtë vendit”, tha Garo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori