LAJMI I FUNDIT:

Rama publikon video të projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë, e quajtur ndryshe hekurudha Kuq e Zi

Rama publikon video të projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë, e quajtur ndryshe hekurudha Kuq e Zi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar sot një video të projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë, ose hekurudha Kuq e Zi. 

Video tregon të gjithë rrugën që ndjek hekurudha dhe stacionet e parashikuara duke filluar nga Durrësi, Shkodra, kufiri Shqipëri-Kosovë, stacioni i Gjakovës dhe më pas Prishtina.

Prezantohet studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë, Balluku: Nyjë ndërlidhëse e tre korridoreve evropiane
Lexo po ashtu Prezantohet studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë, Balluku: Nyjë ndërlidhëse e tre korridoreve evropiane

Projekti paraqet gjithashtu detaje veprat e artit që parashikohen përgjatë hekurudhës, duke përfshirë këtu ura dhe tunele.


Hekurudha midis Shqipërisë dhe Kosovës do të ketë shtatë stacione dhe një gjatësi prej 105.8 kilometrash. Kostoja e këtij segmenti përllogaritet në 1.8 miliardë euro. /Telegrafi/