Në Shkodër u prezantua studimi i fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Parashikohet që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë.
Në ceremoninë e rastit që u organizua të hënën në mbrëmje morën pjesë autoritete të larta shtetërore të dy vendeve si dhe kryetarët e bashkive ku pritet të kalojë hekurudha, si Shkodra e Gjakova.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se ky është një moment historik për Shqipërinë.
Balluku shtoi se “nuk flitet për një hekurudhë por për një lidhje kombëtare pasi është hekurudha kuqezi, flitet për një nukël gjeopolitike e cila e kthen kombin shqiptar në një pol magnetizmi për ekonominë dhe ndërlidhjen evropiane”.
Sipas Ballukut, kjo hekurudhë do të jetë një nyje ndërlidhëse e tre korridoreve evropiane dhe do t’i japë një rëndësi të veçantë gjithë zhvillimit politik dhe gjeopolitik Evropës Juglindore.
“Shpeshherë flasim për ndërlidhje rajonale, për ekonomi rajonale, por korridoret e infrastrukturës dhe ato energjetike nuk janë rajonale, janë evropiane. Kjo hekurudhë do të lidhet përmes Korridorit të 8 përmes të gjitha akseve të tjera që janë bërë publike. Gjithashtu, do të lidhet dhe me Korridorin e 10, por nga ana tjetër prek edhe korridorin Adriatiko-Jonian në një gjatësi shumë të rëndësishme të tij duke e kthyer kështu si një nyje ndërlidhëse të tre korridoreve evropiane dhe duke i dhënë kësaj hekurudhe në dukje kombëtare, një rëndësi të veçantë për të gjithë zhvillimin politik dhe gjeopolitik të Evropës Juglindore”, tha Balluku.
Duke u ndalur tek Shkodra, Balluku tha se “e meriton që të jetë nyja ndërlidhëse e kombit tonë”.
“Shkodra është kryeqendra e veriut. Shkodra është një nga pjesët më të rëndësishme të Shqipërisë, në ekuivalencë të plotë me Tiranën dhe Shkodra e meriton që të jetë nyja ndërlidhëse e kombit tonë. E meriton edhe për shkak se sot tek futesha në Shkodër dhe tek shikoja ecurinë e punimeve në Urën e Bahçallëkut, aty ku pas pak ditësh do të kemi edhe inspektimet e para, fillova të dalloj, si çdo herë kur vij këtu, edhe se kam qenë para dy muajsh, ndryshimin e madh që ndodh,” theksoi zv.kryeministrja.
“Gjakova e cila mbart një histori të jashtëzakonshme. E cila ka vlera të paçmuara, si për vendndodhjen e saj strategjike, ashtu dhe për ekonominë që zhvillon, por padyshim edhe gjeografikisht për gjithë ndërlidhjen që arrin të bëjë midis Shqipërisë edhe Fushë Kosovës”, shtoi ajo.
Gjithashtu prezent gjatë prezantimit, ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi se linja hekurudhore Durrës–Prishtinë është një hap i guximshëm drejt një të ardhmeje ku lëvizshmëria, tregtia dhe bashkëpunimi do të rrëzojnë kufijtë.
Malaj tha se tashmë u hap traseja e duhur, me realizimin e studimit të fizibilitetit të financuar përmes buxheteve të dy vendeve.
Malaj tha se projekti e kthen Shqipërinë në një portë hyrëse për Kosovën, për rajonin, drejt Mesdheut dhe më gjerë, duke gjeneruar punësim, investime dhe rritje ekonomike të qëndrueshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Arben Taravari në Balkan Health Forum në Turqi: “Shëndeti është ura që lidh kombet”

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali tregon pse Papa Françesku nuk e vizitoi Kosovën

Snopçe: Si ASH ishim serioz në idenë e propozimit të ndarjes së kandidatëve nëpër komuna, VLEN e refuzuan dhe dolën me ultimatume

Presidentja Osmani takon personalitete të rëndësishme në Vatikan gjatë ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Tërmet në Shqipëri

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Shqipëria në rrezik të kthehet në hallkë të trafikimit të armëve të shkatërrimit në masë

Ndalohet për 48 orë sulmuesi i Belgin Jasharit

Mospajtimet se ku duhet të paguhen faturat e mbeturinave në Prishtinë, flet kryeshefi i Ndërmarrjes "Pastrimi"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut