LAJMI I FUNDIT:

Rama i përgjigjet Berishës për koshin e basketbollit: Edhe Obama e ka një të tillë

Rama i përgjigjet Berishës për koshin e basketbollit: Edhe Obama e ka një të tillë

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur nga emisioni “Top Story”, ish-kreut të qeverisë Berisha, sa i takon vendosjes së koshit të basketbollit në zyrën e tij në Kryeministri.

Ai tha se nuk është shok në “Facebook” me Berishën dhe nuk informohet nga postimet e tij, të cilat Rama i cilësoi orgazma virtuale.


Është shfaqur një kosh basketbolli në zyrën ngjitur me tuajën, është e vërtetë?

Nuk jam friend në “Facebook”-un e Saliut, kështu që nuk informohem lidhur me ato si quhen, orgazma virtuale, por ajo që mund të them është që bëmë shaka me presidentin, se ai kur hyri në Shtëpinë e Bardhë vuri një kosh basketbolli dhe më tha edhe ti ke një kosh basketbolli, si shkon me basketbollin.

 E paska marrë vesh lajmin…

Nuk besoj që ai të ndjekë Saliun në “Facebook”. Po kjo ishte, që ideja pse vihet një kosh basketbolli, apo pse vihet një vepër arti apo diçka tjetër cenohet një institucion që nuk është privat, është një mungesë dije, kulture, haberi. Sepse faktikisht Shtëpia e Bardhë, Kancelaria dhe të gjitha shtëpitë e pushtetit nuk janë të personave, por të gjithë lënë gjurmët e veta. Në Shqipëri ndodh e kundërta, sepse zyra e shtruar me mermer në bashkinë e Tiranës, vjen tjetri thyen mermerin dhe vë parket fals. Secili ka qasjen e vet, por mua nuk më bëjnë përshtypje këto shpërthimet e banalitetit./Shekulli Online/