LAJMI I FUNDIT:

Rama pas takimit me Hotin: Turp për BE-në që ende i mban peng qytetarët e Kosovës për mos heqjen e vizave

Rama pas takimit me Hotin: Turp për BE-në që ende i mban peng qytetarët e Kosovës për mos heqjen e vizave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se diskutuan lidhur me të gjitha aspektet e bashkëpunimit.

Rama theksoi se janë dakorduar për caktimin e një afati të ri për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive.

“Jemi dakorduar për të përcaktuar në afat të ri mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive me shpresën që situata jo e lehtë lidhur me COVID të na mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit
Sikurse jemi dakroduar edhe për një tjetër event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë mes nesh gjithmonë me shpresë që situata me COVID do ta na mjundësojë këtë në Tiranë në nëtor ku dëshirojmë bashkërisht Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës të sponzoporizojnë Kongresin e parë të autoriteteve vendore, të cilin dëshirojmë ta kthejmë në kongres tradicional ku kryetarët e komunave të mund të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta dhe potencialin e nismave të përbashkëta në fushën e mirëqeverisjes vendore”, ka thënë Rama, transmeton Telegrafi.

Kryeministri i Shqipërisë, foli sërish edhe për çështjen e propozim aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi nga ana e Gjykatës Speciale.

Rama ka thënë se kjo është një fletërrufe në adresë të Presidentit të Kosovës.

“Dëshiroj të rinënvizoj atë që u përpoqa të përcjell qoftë në Kuvendin e Shqipërisë por edhe vizitës në Prishtinë lidhur me situatën e krijuar nga shpallja publike një fletërrufeje në adresë të Presidentit të Kosovës, duke theksuar se ajo fletërrufe duhet të përbëjë një motiv shumë të fortë nxitës për të gjithë akterët dhe fajtorët politik shqipfolës qofshin në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veirut kudo për të qenë të njëzëshëm në raport që procesi të jetë i drejt dhe një proces gjyqësor i mundshëm si rezultat i angazhimit të Kuvendit të Kosovës me miratimin e kësaj gjykate për të zbardhur të gjitha pretendimet për akuzat për krime lufte të mos deformohet duke u transformuar në një proces padrejtësisë ndaj Kosovës, ndaj luftës së UCK-së dhe ndaj autoriteteve të shtetit sovran të Kosovës”, tha Rama.

Rama theksoi se me Hotin kanë diskutuar për të shtyrë tutje procesin e bashkëpunimit. Ai tha se sot kanë folur edhe për doganën e Kosovës në Durrës.

“Në parim është e dakorduar por në zbatim është ende jo e plotë. Ajo që kryeministri Hoti ka ngritur gjatë bisedës së përbashkët përbënë thelbin e marrëveshjes. Hyrja e të gjitha mallrave për në Kosovë nga pikëpamja e legjislative dhe juridike duhet të trajtohet si hyrje në Kosovë në momentin kur mallrat zbarkohen në Durrës”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar e quajti turp për Bashkimin Evropian mos heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Është një turp për BE që edhe sot e mbanë peng një popull që dhe i ndalon të lëvizë lirisht si të gjithë të tjerët pasi si shtet i ka plotësuar të gjitha kriteret”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori