LAJMI I FUNDIT:

Rama nuk takohet me Konjufcën, Zyra e Kryeparlamentarit tregon arsyen

Rama nuk takohet me Konjufcën, Zyra e Kryeparlamentarit tregon arsyen

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës një ditore që po zhvillon në Kosovë ka takuar kryeministrin Albin Kurti dhe udhëheqës të partive opozitare.

Mirëpo, sipas agjendës, Rama nuk do të zhvilloj takim më kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Sipas Zyrës së Kryeparlamentarit, Konjufca në agjendën e tij kishte shkuarjen në Bërdo të Sllovenisë, mirëpo sipas tyre anulimi i vizitës së tij është bërë për arsye të situatës në veri të vendit.

“Kur jemi kontaktuar nga protokolli nga kabineti i zotëri Edi Rama, në agjendë ka qenë të jemi sot në konferencë në Bërdo, mirëpo kryetari e ka anuluar konferencën për shkak të situatës në veri. Kjo është arsyeja”, tha për Telegrafin, Ilir Kërçeli, këshilltar i kryeparlamentarit Konjufca. /Telegrafi/