LAJMI I FUNDIT:

Rama: Në Kosovë drejtësia nuk i “prek” profilet e larta (Video)

Rama: Në Kosovë drejtësia nuk i “prek” profilet e larta (Video)

Producenti i dokumentarit “Korrupsioni, askush mbi ligjin”, Fidan Rama ka thënë se gjatë vizitës në SHBA kanë parë se edhe atje ka njerëz dhe zyrtarë të korruptuar, por forma se si shteti amerikan ndjek personat e tillë është mbresëlënëse.

“Gjithçka ndodh duke filluar nga ndjekja e provave, dhe i shkon deri në fund edhe nëse ka të bëjë me ndonjë profil të lartë. Te ne fillon si një rrugëtim i vogël, por kur del ndonjë profil i lartë ndalemi, sepse nuk bën të preket ai profil”, tha Rama, përcjell Telegrafi.

Rama në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk janë kriter për luftimin e korrupsionit pagat, veturat apo ndërtesat e mira në sistemin gjyqësorë.

“Në Kosovë bëhet fjalë për integritetin e personave të sistemit të drejtësisë. Integritetin mund ta kenë, por rastet nuk po mundin t’i çojnë deri në fund, pasi i kanë ‘shefat’ mbi”.

Gazetari është shprehur optimist se diçka mund të ndryshoj edhe në Kosovë, çoftë edhe në rastet e vogla.

“Nis nga hetimi i një procesi të vogël, por edhe nëse del te profilet e larta hetimi do të vazhdojë”, tha ndër të tjera Fidan Rama, producenti i dokumentarit “Korrupsioni, askush mbi ligjin”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori