LAJMI I FUNDIT:

Rama mbledh Qeverinë: Nuk ka udhëtime luksi e dhurata

Rama mbledh Qeverinë: Nuk ka udhëtime luksi e dhurata

Pas betimit në Presidencë, ka nisur mbledhja e parë e qeverisë Rama 3, ku kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën duke i kujtuar ministrave pikat kyçe të Kodit Etik.

Vendimi i parë i qeverisë së re ishte ai lidhur me kodin etik të qeverisë, i cili duhet të zbatohet nga çdo ministër apo zëvendës i tij.

“Fillimisht si nevojë për të komunikuar me dyer të hapura disa norma të kodit etik të Këshillit të Ministrave dhe më pas për përmbajtjen e vendimeve që e marrim në këtë mbledhje të parë. Çdo anëtar i kabinetit duhet të zotohet publikisht për respektimin me besnikëri të Kodit Etik duke marrë që sot edhe para publikut përgjegjësinë personale.

Kodi Etik është në fuqi dhe unë do të them vetëm disa pika kyçe. Në kod nuk shkruhet as që anëtarët e qeverisë nuk duhet të udhëtojnë business class, as që duhet të shkojnë në kafene apo të drekojnë në restorant përveç se për ditët e punës. Natyrisht nuk e kam fjalën kur janë me punë jashtë Tiranës.

Për udhëtimet e pushimet përgjithësisht janë respektuar dhe kjo ka shenjuar një moment historik. Të shkruhen të gjitha rastet përjashtimore apo të përcaktohet se ministri nuk pranon bileta nga kompani private për veten apo familjen dhe bashkëshortët nuk duhet të përdorin sallën VIP të aeroportit nëse nuk udhëtojnë me ministrin. Ndalohet përdorimi i makinës së ministrit nga familjarët pa ministrin.

Dua të them se qeveria ka një Kod Etik dhe nuk është vetëm kornizë normash por mënyrë jetese, ndaj dua të bëj me dije publikisht se në rastin e parë të mos respektimit të pikave, ministri duhet të kërkojë ndjesë publike dhe nëse e përsërit, duhet të dorëzojë postin në tryezë”, deklaroi ai. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori