LAJMI I FUNDIT:

Rama: Jam gati për 8 pikat e studentëve

Rama: Jam gati për 8 pikat e studentëve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë një tjetër përpjekje për të bindur studentët. Në një postim në Twitter pas fjalës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, shefi i qeverisë shkruan se është gati të plotësojë të 8 pikat e studentëve.


“Miq! Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri. Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi. Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU. Jam gati për të 8 PIKAT. Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen. Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT. Unë ju pres🤗”, shkruan Rama në profinine tij, në Twitter. /Telegrafi/