Kryeministri Edi Rama shprehet i shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës.
Gjatë një bashkëbisedimi me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, Rama deklaroi se mund të ketë vatër zjarri dhe kërcënim për hapjen e një konflikti.
Sipas kreut të qeverisë së Kosovës, teksa BE mban dialogun me Prishtinën dhe Beogradin, në veri të Kosovës janë formuar grupe ekstreme që paraqesin rrezikshmëri.
“Jam shumë i rehatuar nga fjala e presidentit Biden sot në Këshill, që foli për këto tema. Problemi i Ballkanit Perëndimor sot, në lidhje me sigurinë, ndoshta mund të mos jetë në të njëjtën madhësi, të problemit të madh ukrainas, por nuk është aq e vogël sa të trajtohet si diçka e pavlefshme”.
“Dhe çfarë po ndodh, diçka që është vërtetë shumë e rrezikshme me veriun e Kosovës, që të bëhet një vatër zjarri me një kërcënim të hapjes së konfliktit dhe teksa lehtësimi i dialogut të BE-së punon me të dyja palët, me Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, grupet ekstreme në veriun e Kosovës”, theksoi ai, raporton abcnews.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sekuestrimi i dinarëve në veri, avokati: Procedura gjyqësore mund të zgjasë me vite
Inspektorati Shëndetësor: Punonjësit me kontratë pune në toksikologji u pranuan vetëm me nënshkrimin e Iljazit
Pasagjeri pret venat, avioni bën ulje emergjente në aeroportin e Tiranës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251