LAJMI I FUNDIT:

Rama dëshmon për rreth 10 orë për impiantet e plehrave, hedh poshtë akuzat e opozitës për korrupsion

Rama dëshmon për rreth 10 orë për impiantet e plehrave, hedh poshtë akuzat e opozitës për korrupsion
Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përmbyllur sot dëshminë e tij pas rreth 10 orësh diskutime në Komisionin Hetimor Parlamentar për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane, të njohur si inceneratorët.

Gjatë fjalës së tij në komision, Rama ka hedhur poshtë pretendimet e deputetëve të opozitës për korrupsion dhe shpërdorim fondesh të përdorura për ndërtimin e inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.


Nga ana tjetër, kryetarja e komisionit dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se Rama është në dijeni të aferës së inceneratorëve dhe gjatë dëshmisë së tij, ai mbështeti dhe mbrojti këtë aferë korruptive.

Gjatë diskutimeve nuk kanë munguar debatet, akuzat dhe kundër-akuzat mes Ramës, kryetares dhe anëtarëve të komisionit.

Rama e cilësoi komisionin një farsë të orkestruar për të baltosur.

Çështja e impianteve të plehrave në Shqipëri, PD: Ahmetaj dhe Gjiknuri udhëtuan disa herë me pronarët e shpallur në kërkim
Lexo po ashtu Çështja e impianteve të plehrave në Shqipëri, PD: Ahmetaj dhe Gjiknuri udhëtuan disa herë me pronarët e shpallur në kërkim

Kreu i qeverisë shtoi se hetimi i Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe akuzat për korrupsion kanë të bëjnë me përgjegjësinë individuale të kujtdo që akuzohet.

Në përfundim të mbledhjes, Rama debatoi me kryetaren e komisionit, Jorida Tabaku duke i cilësuar akuzat për vjedhjen e 430 milionë eurove si “turp aritmetik”.

Rama gjithashtu deklaroi se buxheti i shtetit ka paguar vetëm 55.3 milionë euro për ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve dhe jo aq sa pretendon opozita.

Pas dëshmisë së kryeministrit Rama, Komisioni Hetimor Parlamentar ka përmbyllur punën e tij dhe pritet të dalë me një raport përfundimtar në ditët në vijim.

Ndërkohë, SPAK po vazhdon hetimet për dyshime mbi abuzime fondesh dhe korrupsion në ndërtimin dhe operimin e inceneratorëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori