LAJMI I FUNDIT:

Rama: Demarkacioni, kusht i pakuptimtë i BE-së për Kosovën  

Rama: Demarkacioni, kusht i pakuptimtë i BE-së për Kosovën  

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kritikuar Bashkimin Evropian për kushtëzimin e liberalizimit të vizave për Kosovën me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Rama tha se “BE në të njëjtën kohë po negocion me Serbinë, e cila as nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.


Në një intervistë për gazetën ‘Standard’ të Vjenës, Rama  ka thënë se nuk është e drejtë nga BE-ja e cila  është duke negociuar për pranimin e anëtarësimit të Malit të Zi dhe të Serbisë në BE, por jo me Shqipërinë, transmeton Telegrafi.

“Kosovarët dikur kanë jetuar në një shtet në të cilin përkatësia e tyre nacionale dhe statusi i Repubilkës nuk u janë njohur. Kosovarët tani ata kanë shtetin e tyre, por nuk janë në gjendje të lëvizin lirshëm. Ata janë të vetmit njerëz në të gjithë Evropën që nuk mund të dalin nga vendi i tyre dhe krejt kjo për shkak të disa kritereve të pakuptimta Atyre u janë vënë kushte për të fituar regjimin pa viza. BE-ja thotë: së pari duhet të ketë një marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi, ndërkohë që negocion me Serbinë, një vend që madje nuk e ka njohur Kosovën, e lëre më kufijtë e Kosovës”, ka thënë Rama.

Më tej Rama ka thënë se, pavarësisht se çfarë thotë dikush, ai gjithmonë do të interesohet për shqiptarët që jetojnë në vende të tjera, sepse për këtë e obligon Kushtetuta e Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori