LAJMI I FUNDIT:

Rama: Buxheti i 2019, një politikë e re sociale

Rama: Buxheti i 2019, një politikë e re sociale

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter se kanë nisur diskutimet për buxhetin e vitit të ardhshëm, që sipas tij do të ketë një politikë të re sociale.

Rama ka thënë se për këtë do të bëjë të ditur më shumë të mërkurën sërish nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Diskutime të frytshme për buxhetin 2019. Ulje taksash. Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse: Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse. Më shumë për këtë nesër në 10.30 fb/twitter/insta live”, shkruan Rama. /Telegrafi/