Rama bën ndryshime në qeveri, emërohet zv.ministrja e re

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish ndryshime në qeveri.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, Almira Xhembulla është emëruar zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit.
Xhembulla ka qenë më herët deputete e PS e Dibrës.
Vendimi: VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Almira Xhembulla emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
Nga
Telegrafi
29/10/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































