LAJMI I FUNDIT:

Rama: Alban Zogaj do të jetë nënkryetar i Prishtinës

Rama: Alban Zogaj do të jetë nënkryetar i Prishtinës

Përparim Rama, kryetar i zgjedhur i komunës së Prishtinës, ka bërë të ditur se Alban Zogaj do të jetë nënkryetar i kryeqytetit.

Këto deklarata ai i ka bërë pas pyetjes rreth ekipit që do ta ketë ai në drejtimin e komunës së Prishtinës.


Blerand Stavileci nënkryetar i Prishtinës? PDK thotë se nuk është e vërtetë - LDK nuk kthen përgjigje
Lexo po ashtu Blerand Stavileci nënkryetar i Prishtinës? PDK thotë se nuk është e vërtetë - LDK nuk kthen përgjigje

“Është një nënkryetar që është i konfirmuar, ai është Alban Zogaj”, ka thënë Rama në Kanal 10.

Tutje ai nuk e ka komentuar emërimin e mundshëm të Blerand Stavilecit, duke thënë se ka shumë emra të mundshëm të cilët mund të jenë pjesë e ekipes së tij.

Ndërkaq, të mërkurën gjatë ditës, është raportuar për një bashkëpunim të mundshëm me PDK-në, ku si rezultat PDK do të ketë pozitën e nënkryetarit të Prishtinës.

Për këtë pozitë është përfolur sot emri i Blerand Stavilecit.

Por një gjë të tillë e kanë mohuar nga PDK.

“Krejt e pavërtetë”, kanë deklaruar shkurt nga PDK për Telegrafin.

Telegrafi ka provuar të kontaktoj edhe me LDK-në dhe Blerand Stavilecin për të parë nëse është i vërtetë ky lajm, por të njëjtit deri tash nuk janë përgjigjur.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori