LAJMI I FUNDIT:

Rama: Aeroporti i Vlorës gati vitin e ardhshëm

Rama: Aeroporti i Vlorës gati vitin e ardhshëm

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e nisi ditën sot me pamje nga kantieri për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Në një postim në Facebook, Rama tha se “po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati vitin e ardhshëm”.

Pak ditë më parë edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndau në rrjete sociale një kronikë televizive për Aeroportin e Vlorës, i cili në fund të vitit do të aplikojë për certifikimin e operimit dhe sigurinë.


Që tani ka nisur puna për prokurimin e objekteve që do të plotësojnë funksionimin e plotë të aeroportit, i cili do të nisë fluturimet ne pranverë të vitit 2025.

Në fazën e parë, Aeroporti i Vlorës, do të operojë me një kapacitet prej 2 milionë pasagjerësh. Pas mbylljes së fazës së parë, aeroporti do t’i nënshtrohet edhe dy fazave të tjera që përfshijnë, infrastrukturën për godinën kargo, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, dhe ngritjen e akademisë së fluturimit.

Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3.2 km dhe me një investim prej 104 milionë euro, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen

Drejtësi
Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Lajme
Haradinaj vija të kuqe Kurtit: AAK-ja gabon nëse bën koalicion me LVV-në

Haradinaj vija të kuqe Kurtit: AAK-ja gabon nëse bën koalicion me LVV-në

Lajme
Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë

Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë

Lajme
Haziri: “Bombat” e Presidencës në oborrin e Qeverisë nuk kalojnë pa pasoja

Haziri: “Bombat” e Presidencës në oborrin e Qeverisë nuk kalojnë pa pasoja

Politikë
Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in

Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in

Lajme
Kalo në kategori