Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka mundur të largohet nga La Liga.

Por ylli kroat ka qenë i vendosur për të qëndruar në Barcelonë duke refuzuar edhe skuadra të mëdha.


Sipas asaj që ka shkruar e përditshmja katalunase ‘Mundo Deportivo’, kroati ka refuzuar tri skuadra të njohura.

Fjala është për dy gjigantët anglez, Chelsea dhe Manchester United si dhe kampionët në fuqi të Italisë, Juventusin.

Ish-anëtari i Baselit, Schalke 04 dhe Sevillës ka kontratë me katalunasit deri në qershor të vitit 2019. /Telegrafi/

telegrafi sport app