LAJMI I FUNDIT:

Raka: Qytetarët dhe politikanët kontribuuan në shtimin e rasteve me COVID-19, rënie të numrit mund të ketë vetëm nëse zbatohen masat në mënyrë strikte

Raka: Qytetarët dhe politikanët kontribuuan në shtimin e rasteve me COVID-19, rënie të numrit mund të ketë vetëm nëse zbatohen masat në mënyrë strikte

Java e fundit e qershorit dhe fillimi i muajit korrik kanë shënuar rritje të numrit të personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë. Madje, më datën 8 korrik, në vendin tonë për një ditë u konfirmuan 214 raste, duke shënuar kështu numrin më të lartë të personave të infektuar me virus që nga paraqitja e rasteve të para me virus (13 mars).

E rritjes së rasteve me COVID-19, mikrobiologu Lul Raka thotë se i kanë kontribuar të gjithë, qytetarët dhe politikanët.

Raka në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka thënë se trendi i rritjes së numrit të rasteve në javën e fundit është shqetësuese.

“Trendi i rritjes së numrit të rasteve në javën e fundit është shqetësues. Shtylla kryesore e përgjigjes ndaj pandemisë është kapaciteti shëndetësor i Kosovës, i cili po mbingarkohet çdo ditë.
Kësaj rritje i kemi kontribuar të gjithë: qytetarët, të cilët nuk i përfillin fare masat parandaluese. Por, edhe politikanë, të cilët vazhdojnë ta përdorin COVID-19 si monetë për kusuritje të ndërsjellë. Po ashtu, nuk duhet harruar edhe të dhënat e ditëve të fundit që flasin për mutacionin e virusit, me të cilën mundësohet përhapja më e lehtë dhe e shpejtë e tij”, ka deklaruar ai.

Duke folur për situatën epidemiologjike, Raka thotë se rënie të rasteve mund të ketë vetëm nëse zbatohen strikt masat parandaluese, përndryshe trendi i përhapjes masive në komunitet do të vazhdojë.

“Nuk po kërkojmë ndonjë gjë abstrakte as të parealizueshme nga qytetari: distancë fizike, maskë dhe higjienë të duarve. Rënie mund të pritet të ketë vetëm nëse zbatohen strikt masat parandaluese. Përndryshe, trendi i përhapjes masive në komunitet do të vazhdojë”, potencoi ai.

Kurse sa i përket rikthimit të masave kufizuese, Raka thotë se karantimi i plotë është zgjedhja e fundit nga Qeveria.

“Edhe në këtë fushë janë përsëritur problemet ligjore e politike që e ngarkojnë komponentin shëndetësor. Një pjesë e masave janë ndërmarrë tashmë, kurse karantinimi i plotë është zgjidhja e fundit nga qeveria”, theksoi ai për Telegrafin.

Ndërkaq, që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e deri më tani në Kosovë më coronavirus janë infektuar 4 mijë e 307 persona, 2 mijë e 118 janë shëruar kurse janë regjistruar edhe 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë në Kosovë ka bërë të ditur se aktualisht në vendin tonë raste aktive me virus janë 2 mijë e 118.

Komunat që kanë më së shumti qytetarë të infektuar me virusin COVID-19 janë: Prishtina 1 mijë e 209, Vushtrria 397 raste, Prizren 377 raste, Ferizaj 321 raste, Gjilan 252 raste Pejë 202 raste, Mitrovicë 198 raste, Fushë Kosovë 180 raste. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori