LAJMI I FUNDIT:

Rafuna: Viti 2017, sfidues për Doganën, duhet të arkëtojë 1.1 miliard euro

Rafuna: Viti 2017, sfidues për Doganën, duhet të arkëtojë 1.1 miliard euro

Doganat e Kosovës, janë burim kryesor i arkës së shtetit. Këtë vit dogana ka tejkaluar për 22 milionë euro parashikimet buxhetorë të projektuara në buxhetin e këtij viti. Por viti 2017 mbetet një sfidë për të arritur projeksionin që tashmë Qeveria e ka vendosur në draft buxhetin e vitit 2017. Doganat duhet të inkasojnë hiq më pak se 1 miliardë e 100 milionë euro.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, në një intervistë për KosovaPress, tha se arsyeja që dogana do të ketë një sfidë për të arrit projeksionin që ende është draft, është hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Stabilizm Asoocim (MSA).Me këtë marrëveshje shumë mallra do të jenë të liruara nga pagesa e taksës doganore nga 9 në 8 përqind, ndërsa, pajisjet e IT-së do të lirohen nga taksat doganore. Ai tha se ka mundësi që këto të hyra të kompensohen në përqendrimin e objektivit të ekonomisë informale.


Rahuna ka treguar se vitin që vjen, përveç lirimeve të mallrave me MSA-në, do të ballafaqohen edhe me lirime për disa mallra të tjera që do të lirohen nga TVSH-ja, por ai thotë se do të mobilizohen që të arrijnë projeksionet e buxhetit për vitin e ardhshëm.

“Vitin e ardhshëm parashihet që dogana të inkasojë 1 miliard e 100 milionë euro, ndërsa këtë vit kishim 1 miliard e 40 milionë euro. Janë edhe politikat e reja fiskale që vinë. Mirëpo përkundër gjitha këtyre lirimeve, Doganës së Kosovës i është ngrit parashikimi ose projeksioni për vitin e ardhshëm. Viti ardhshëm do të jetë shumë sfidues, sepse dogana për herë të parë në këtë vit e tejkalon 1 miliard euro, ose nëse vazhdon me ketë trend, siç është sot, unë jam shumë optimist se do ta kalojmë edhe projeksionin, siç jemi duke e kaluar edhe tani projeksionin e paraparë për vitin 2016. Mirëpo për vitin 2017, neve na duhet që të organizohemi, që të inkasojmë ato të hyra të cilat janë paraparë me ligjin e buxhetit për vitin 2017 “, tha Rafuna.

Ai ka treguar edhe arsyet në detaje të cilat tregojnë se ndikimi i MSA do të bëjë të veten.

Sipas tij, Dogana këtë vit ka arrit të inkasojnë përtej projeksioneve dhe vitit paraprak.

“Sipas ligjit mbi projeksionin e buxhetit e vitit 2016 i cili ka qenë 1 miliard e 40 milionë euro faktikisht deri ne fund të vitit që duhet mi mbledh dogana. Në bazë të këtij ligji Dogana e Kosovës ka qenë e obliguar që të inkasoj 90 milionë euro më shumë se sa periudha e vitit të kaluar. Ne qysh tani kemi inkasua më shumë se 90 milionë euro që jemi 93 milionë euro më shumë sesa periudhën e vitit të kaluar dhe kjo nënkupton se qysh tani kemi plotësua parashikimet të cilin na është vendosur me ligjin e buxhetit të vitit 2016. Deri më tani Dogana e Kosovës ka inkasua 792 milionë euro”, tha Rafuna.

Ai po ashtu tha se këto tre vitet e fundit, Dogana me reforma të brendshme ka arritur këto shifra që sot janë. Ai ka thënë po ashtu se vetëm nga lufta e evazionit fiskal kanë realizuar të hyra rreth 80 milionë euro më shumë se vitin paraprak.

Ndërsa sa i përket bashkimit Doganë-Administratë Tatimore të Kosovës, Rafuna tha se kjo varet krejtësisht prej kabinetit të ministrit të Financave dhe grupeve teknike se kur do të vendoset bashkimi i dy institucioneve./Telegrafi/