LAJMI I FUNDIT:

​Radio-taksitë protestojnë për ditën e dytë me radhë, kërkojnë kushte më të mira të punës

​Radio-taksitë protestojnë për ditën e dytë me radhë, kërkojnë kushte më të mira të punës
Ilustrim

Dhjetëra makina të shoqatës së radio-taksive në kryeqytet janë stacionuar sot para objektit të komunës së Prishtinës, me kërkesat për krijimin e kushteve për punë.

Përfaqësuesi i Shoqatës, Gëzim Babiqi tha se ka vite që problemet e tyre nuk janë zgjidhur nga ana e komunës së Prishtinës.

Ai tha se ndër problemet kryesore janë taksitë ilegale dhe lëshimi i licencave për punë operatorëve të qyteteve tjera.

Nëse nuk zgjidhen këto, Babiqi theksoi se nuk do t’i ndalin protestat.

“Ka kompani të cilat janë të licencuara në komunën e Fushë Kosovës dhe gjithë ditën operojnë në Prishtinë. Kompani në Prishtinë që i posedojnë dhjetë leje të punës dhe tridhjetë leje i ka të Obiliqit dhe Vushtrrisë dhe operojnë njëjtë si ne që jemi të licencuar dhe punojmë. Na shkaktojnë probleme, tollovi. Këto janë shqetësimet tona, ne nuk do t’i ndalim protestat derisa t’i realizojmë kërkesat tona”, tha ai.

Ndërsa, zyrtari ligjor i shoqatës, avokati, Agron Krasniqi kërkoi që kërkesat e tyre të aprovohen nga organet komunale.

“Ka vite ku shoqata ka adresuar probleme e saja përderisa nuk ka gjetur zgjidhje nga ana e komunës së Prishtinës. Tash në pandemi të njëjtat probleme janë rritur”, tha ai.

Përkundër se rreth 15 minuta qëndruan para komunës, përfaqësuesit komunalë nuk dolën për t’u takuar me protestuesit. /KP/

Protesta e radio-taksive në Prishtinë | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Protesta e radio-taksive në Prishtinë | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi