LAJMI I FUNDIT:

Ra në kurthin e DEA-s, Gjykata Penale e Tiranës vendos të ekstradojë trafikantin indian drejt Amerikës

Ra në kurthin e DEA-s, Gjykata Penale e Tiranës vendos të ekstradojë trafikantin indian drejt Amerikës

Gjykata Penale e Tiranës vendosi të ekstradojë në Amerikë trafikantin e drogërave dhe ilaçeve, Nitin Mishra.

Vendimi për shtetasin indian u dha nga gjyqtari Ardit Mustafaj.


31-vjecari nga India i cili gjatë komunikimeve të vazhdueshme i bindur se po fliste me një trafikant dhe pa e ditur ndërkohë se po komunikonte me një agjent të infiltruar të DEA-s, caktoi Shqipërinë si vendin prej nga ku do të bihej dakord për dërgesa droge drejt SHBA., raporton Top Channel.

Takimi u vendos që të kryhej në tetor, prandaj Mishra udhëtoi drejt Tiranës, ku ndërkohë po e prisnin prangat gjatë një operacioni amerikano-shqiptar.

Për 31-vjeçarin e njohur ndryshe edhe me emrin e dytë si Ricky Sequerra, DEA ndau me drejtësinë shqiptare informacione, ndër to edhe shenja dalluese e trafikantit, një tatuazh në kraharor ku shkruhej ‘TAHVT’.

I riu dyshohet e nisi trafikun prej nëntorit 2019 duke operuar nga qyteza e lindjes në Indi e duke menaxhuar disa shpërndarës në SHBA.

DEA ra në gjurmët e Mishras që e identifikoi si koordinator të dërgesave me porositë për barna analoge të fentanylit pa recetë mjeku dhe drogë, e për këtë nisi një operacion të kontrolluar me një hetues që iu prezantua si trafikant.

Gjatë këtij operacioni në SHBA u bllokuan gati 30 mijë tableta me zolpidemi, lorazepam, tapentadol e të tjera.

Sipas hetimeve, njëri nga bashkëpunëtorët e dyshuar të indianit dërgoi nga Vermonti 73 mijë dollarë në llogari të Mishras, i cili ndërkohë po planifikonte të ngrinte një rrjet të tillë shpërndarjeje edhe në Kaliforni.

Nga ana tjetër një agjent i infiltruar i DEA-s i dërgoi indianit dy transferta, njëra në llogarinë bankare dhe tjetra në bitcoin.

Prokurori tha në gjykatën e Tiranës se I dyshuari kreu telefonata video-call me agjentin duke i kërkuar që hetuesi të investojë 70 mijë dollarë për trafikun e radhës dhe vendi ku do të kryheshin negociatat u la kryeqyteti shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori