Maaloula është qytezë e vogël në verilindje të Damaskut në Siri. Bashkë me fshatrat e vogla Jubb’adin dhe Bakhah, është i treti vend ku ende flitet aramaishtja perëndimore.
Gjuha aramaike ka dominuar Lindjen deri në kohën e pushtimeve arabe. Aramaishtja perëndimore flitej në Levantin e lashtë, që përfshin këto rajone të sotme: Qipron, Izraelin, Irakun, Jordaninë, Libanin, Palestinën, Sirinë dhe Turqinë. Kjo është gjuhë semite dhe alfabeti që përdorej për ta shkruar është adaptuar më vonë nga izraelitët dhe arabët.
Kjo gjuhë vjen nga arameanët të cilët jetonin në Aram (ku gjendet Aleppo). Ata kurrë nuk formuan një shtet unik, por shtete të vogla në rajonin e Levantit; kurrë nuk patën forcë të madhe politike e ushtarake, por me shpërndarja në rrugët e tregtisë mes popujve më të fuqishëm, bën që gjuha e tyre të jetë gjuhë komunikimi mes popujve të ndryshëm. Nga shekulli VIII ajo bëhet gjuhë zyrtare e Asirisë që kishte pushtuar pjesën më të madhe të Lindjes se Afërt dhe Lindjes së Largët
Pas pushtimit arab, arameanët të cilët ndër të parët kishin përqafuar krishterimin, bëhen pakicë dhe pothuajse shuhen si popull.
Në kohën kur ka jetuar Jezu Krishti, në Jude flitej aramaishtja. Pra, kjo ishte gjuha të cilën e fliste Jezu Krishti dhe apostujt e tij (gjuhë të cilën e përdor Mel Gibson për filmin “The Passion of the Christ). Aramaishten e flisnin hebrenjtë deri te kryengritja e Simon Bar Kokhbas, kundër Perandorisë Romake. Atëherë, gjuha hebraike që ishte gjuhë e klerikëve, rikthehet mes popullit.
Pas pushtimit arab dhe shpërnguljes së hebrenjve, hebraishtja sërish mbetet gjuhë e riteve fetare. Populli fliste gjuhën e vendit ku jetonte. Atëherë madje hebrenjtë mendonin se hebraishtja është gjuhë e shenjtë që nuk duhet të jetë pjesë e komunikimit të përditshëm. Gjërat ndryshojnë në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit XX.
Maaloula është qytezë me afro 3000 banorë. Por, ky numër gjatë verës arrin në afro 10 mijë, meqë dimrin e kalojnë në Damask. Qyteza ka myslimanë dhe të krishterë (ortodoksë të kishës së Antiokës dhe me Melkitës), por që të dy palët flasin aramaisht. Në këtë vend gjenden dy nga manastiret më të lashta në botë, Mar Sarkis dhe Mar Tekla, si dhe dy nga ikonat më të vjetra në botë.
Qyteza më 2013 përfshihet nga Lufta Civile e Sirisë. Vendi pushtohet nga ekstremistët e Frontit Al-Nusra në shtator dhe në dhjetor. Me ndihmën e Hezbollahut dhe Partisë Nacional-Socialiste të Sirisë, Ushtria siriane në prill 2014 merr kontrollin në qytet. Shumë monumente të lashta u shkatërruan. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Karnavalet, origjina dhe domethënia
LAMTUMIRË VËNDET E MIJA
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën