LAJMI I FUNDIT:

Qyteti i Shkupit ka paraqitur kallëzim penal kundër fabrikës së çimentos “Usje”

Qyteti i Shkupit ka paraqitur kallëzim penal kundër fabrikës së çimentos “Usje”

Nga qyteti i Shkupit sot informojnë se kanë paraqitur kallëzim penal kundër fabrikës së çimentos “Titan Usje”, në të cilën përgjegjësi përveç asaj ligjore kërkohet edhe nga personi përgjegjës – Boris Hrisafov, i cili si përgjegjës për zbatimin e detyrimeve që dalin nga leja e integruar A e lëshuar nga Ministria e Mjedisit, nuk ka respektuar të njëjtat detyrime sa i përket kufijve maksimalë të lejuar të emetimit të gazeve të dëmshme në ajër.

“Konkretisht, siç thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit, fabrika e çimentos “Titan Usje” gjatë matjeve të kryera më 3 dhe 4 janar ka lëshuar një përqendrim dukshëm më të lartë të grimcave PM10 nga kaldaja për ngrohje që punonin me mazur, në vend të gazit natyror. Domethënë, në vend të maksimumit të lejuar prej 50 mikrogramë/m3, nga oxhaku lëshoheshin 121 mikrogramë/m3 çdo orë.


Është vërejtur rritje e emetimit të oksideve të azotit për të paktën dyfish, pra në vend të 350 mg/m3 të lejuar, çdo orë emetohen 711 mg/m3”, thuhet në njoftim.

Procesi i prodhimit në fabrikën e çimentos “Titan Usje”, siç thonë nga Qyteti i Shkupit, nuk është ndaluar dhe po zhvillohet çdo orë të çdo dite gjatë gjithë vitit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori