LAJMI I FUNDIT:

Qyteti i Shkupit harxhon 50 mijë euro në vit për mirëmbajtjen e përmendoreve

Qyteti i Shkupit harxhon 50 mijë euro në vit për mirëmbajtjen e përmendoreve

34 përmendoret e projektit “Shkupi 2014” kanë filluar të amortizohen dhe të myken. Mes tyre si më e shtrenjta me 8.28 milion euro përmendorja “Luftëtari në kalë”.

Për mirëmbajtjen e tyre Qyteti i Shkupit shpenzon 50 mijë euro në vit. Nga Qyteti i Shkupit njoftojnë se për mirëmbajtjen e përmendoreve është përgjegjëse kompania Beton, e cila në katër vitet e fundit, dy here radhazi ka lidhur kontrate dyvjeçare me Qytetin e Shkupit. Kontrata e fundit me këtë kompani do të mbarojë gjatë këtij viti.


“Qytetit të Shkupit i kushton 50 mijë euro në vit. Tenderin deri tani e ka pasur kompania Beton. Ne do të bëjmë që Qyteti i Shkupit më të mos paguajë për mirëmbajtjen e tyre sepse do të hyjë në programin për mirëmbajtje të rregullt nga ana e Ndërmarrjes Komunale “Ujësjellësit”, tha Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Qytetarët e anketuar nga Alsat vlerësojnë se të hollat që shfrytëzohen për mirëmbajtjen e përmendoreve, shumë më mirë do të ishte po të destinoheshin për nevojat e qytetarëve.

” Jo nuk ka, nuk ka as për ushqime e leje më për mirëmbajtjen e përmendoreve. Shihet se ka kapluar popullin një varfëri. Po duhet të shkojnë tek klasa e tretë më së miri është ajo”.

“Shumë vështirë është për fat të keq që shpenzohen kaq para për mirëmbajtje.Ka shumë ku mund të shpenzoheshin këto para edhe atë në mënyrë të drejtë dhe jo vetëm ashtu kot.

“Të shpenzohen për kulturë, për fëmijët, për çerdhe, shkolla”.

“Jo, nuk besoj se ka kapacitet për mirëmbajtjen e tyre. Aspak nuk duhet të harxhohet për përmendoret, duhet paratë të shpenzohen vetëm për popullin dhe për asgjë tjetër, sepse populli është i uritur dhe pa punë”.

Kompetencat për mirëmbajtjen e këtyre objekteve, Qyteti i Shkupit nga Komuna Qendër i ka marrë në vitin 2014. Mirëmbajtja e objekteve dhe përmendoreve bëhet në bazë të nevojës, gjithsej 2 herë në vit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori